E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Ndal politikes ne shkolla

Pas më shumë se dy ore diskutimesh, kryesia e Partisë Socialiste bëri publike një deklaratë përmes të cilës denoncon qëndrimet politike të Kryeministrit në shkollat publike parauniversitare.

Deklarata e kryesise se socialisteve, nenvizon se kryeministri Berisha po shkel në mënyrën më të papranueshme pikat 4 dhe 8 të nenit 32 të ligjit për arsimin parauniversitar, të miratuar me konsensus jo më larg se maji i këtij viti, sipas të cilave arsimi parauniveritar jo vetëm është i depolitizuar, por ndalohet, në mënyrë kategorike, organizimi në këto institucione i veprimtarive partiake, si ato që po zhvillon Sali Berisha.

"Partia Socialiste e ka denoncuar dhe do të vazhdojë ta denoncojë me forcë këtë shkelje flagrante e këtë abuzim me të drejtat më elementare të fëmijëve" theksohet në deklaratët e kryesisë të PS.

Burime konfidenciale nga mbledhja i thanë Top-Channel se ka shqyrtuar edhe ceshtjet organizative te Partise Socialiste, me qellim fuqizimin e strukturave ne baze ne prag te zgjedhjeve te ardhshme politike. Çeshtjet organizative partiake kane si synim kryesor plotesimin e strukturave lokale ne ato bashki ku ende nuk kane perfunduar zgjedhjet per kryetar partie ne nivel lokal.

Po të njëjtat burime  thane se ne kryesi eshte shqyrtuar edhe thirrja e Asamblese Kombetare javen e ardhshme, ku pritet te qartesohet forma qe do te marre aksioni i ri politik i Partise Socialiste ne nisje te sezonit te ri elektoral.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›