PS Ne 18 shkurt ne demonstrate kunder varferise e korrupsionit
Partia socialiste fton qytetaret ne 18 shkurt ne nje demonstrate masive ne Tirane. Deputeti socialist Taulant Balla u beri thirrje dje shqiptareve te dalin ne protesten e paralajmeruar ne emer te 1 milion te papuneve qe jetojne ne varferi. Ne 18 shkurt ne bulevard ne emer te Shqiperise qe nuk e pranon korrupsionin ne pushtet dhe pushtetin e korrupsionit. Shqiperia nuk mund ta mbaje dot me ne kurriz kete regjim kusarie vrastare. Demonstrata e 18 shkurtit ne bulevardin Deshmoret e Kombit do te deshmoje se shqiptaret nuk e pranojne as nenshtrimin ndaj ketij regjimi as bashkejetesen indiferente me kete regjim dhe as vazhdimin e rruges se vendit nen diktatin e nje regjimi te tille qe arrin te vrase njerez per te mos hequr dore nga pasurimi i paligjshem. Te gjithe ne demonstrate ne 18 shkurt u shpreh deputeti socialist. Sipas tij shqiptaret duhet te dalin ne demonstrate per te luftuar varferine dhe korrupsionin. Saliu thote qe paskemi lene tere boten mbrapa po cili qytetar i botes se lire sot jeton ne nje hendek kaq te tmerrshem sa ceshte per shqiptarin e zakonshem hendeku mes lekeve qe ka ne xhep dhe cmimit te ushqimeve qe rriten perdite Ku tjeter pervecse ne Shqiperine e vjedhur ne vota e ne pasuri dhe deri vrare ne fukarallekun e jashtezakonshem sic u vrane kater burra te varfer e baballare te papune ben vaki qe pushtetari te fale 700 mije euro kesh e kushedi sa miliona ne aksione per nje firme te vetme ministri ndersa qytetari te jete i kercenuar ne buken e gojes nga pafuqia blerese u shpreh Balla.