Vetedorezimi Prokuroria liron gardistet
Te marten rreth ores 1800 Komandanti i Gardes Ndrea Prendi dhe pese vartes te tij anetare te zinxhirit komandues te institucionit jane paraqitur me vullnetin e tyre ne Prokurori. Para Prokurorise se Tiranes ne momentin e dorezimit te gjashte krereve te Gardes ndodhej e gjithe njesia speciale e efektivave te ketij institucioni te njejtet efektiva qe mbrojten Kryeministrine me
21 janar. Lajmi eshte pohuar dje nga Prokuroria e Pergjithshme e cila tha se ne daten 8 shkurt 2011 ora 18.00 ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane u dorezuan shtetasit Ndrea Prendi Dashamir Shehi Alfred Ahmetcenaj Aleksander Deda Fatos Bushati dhe Altin Kollcinaku efektive te Gardes se Republikes. Ndaj tyre ishte nxjerre urdher-arresti nga Prokuroria qe ne mengjesin e dates 22 janar nje dite pas vrasjes se tre personave ne demonstrate prane Kryeministrise. Prokuroria e Pergjithshme tha dje se menjehere mbas dorezimit policia gjyqesore e policise se Tiranes ka zbatuar per te gjashte personat urdhrat e Prokurorit te dates 22.01.2011 per ndalimin e tyre duke i vene ata ne dispozicion te Prokurorise. Pas paraqitjes tek prokuroret gjashte zyrtaret e Gardes jane marre ne pyetje ne nje seance hetimore e cila ka zgjatur deri ne oret e vona. Te gjashte te ndaluarit iu nenshtruan marrjes ne pyetje nga prokurore te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe kjo procedure vazhdoi deri ne oret e para te mengjesit te dates 09.02.2011 sqaroi dje Prokuroria e Pergjithshme. Sipas saj ne perfundim te kesaj procedure si dhe ne vleresim te rrethanave te deritanishme te hetimit nga ana e prokuroreve u urdherua lirimi i menjehershem per shtetasit Ndrea Prendi Dashamir Shehi Aleksander Deda Fatos Bushati dhe Altin Kollcinaku.
Vetedorezimi
Leshimi i gjashte urdhrave te ndalimit nga Prokuroria e Tirane per gjashte komandantet e Gardes u be shkak per nje ngjarje te paprecedente mes policise dhe Prokurorise shqiptare. Organet e rendit nuk i zbatuan urdhrat e Prokurorise per te ndaluar kreret e Gardes. Me 30 janar drejtoria e policise se Tiranes njoftoi Prokurorine se gardistet ishin ne dispozicion per tiu nenshtruar procedurave te hetimit. Prokuroret shkuan ne zyrat e policise por nuk pranuan te bejne asnje procedure pasi zyrtaret e Gardes ishin te armatosur. Prokuroria i kerkoi policise zbatimin e urdhrave te ndalimit por mosveprimi i policise e thelloi edhe me shume hendekun mes dy institucioneve. Nje hendek i cili duket se po tejkalohet fale pranise se prokurorit amerikan Mike Kejn i cili ka mberritur ne Shqiperi per te asistuar hetimin e ngjarjeve te 21 janarit. Prania e prokurorit amerikan duket se rriti besimin e policise tek hetimet e prokurorise dhe nga ana tjeter krijoi edhe nje mundesi komunikimi mes institucioneve. Sipas burimeve nga Prokuroria e Pergjithshme vetedorezimi i gjashte gardisteve ka ardhur pikerisht pas kerkeses se prokurorit amerikan ndaj policise per zbatimin e urdhrave dhe garancive qe ai ka dhene se hetimi i Prokurorise do te ishte korrekt profesional dhe i gjithanshem.
TRAZHGIM SOKOLAJ