PS: Në Elbasan, PD përdori sot administratën për fushatë
TIRANE- Partia Socialiste ka denoncuar sot atë që e quajti përdorim të administratës nga PD për fushatë, duke iu referuar prezantimit të kandidatëve të PD në Elbasan.
“Pas postimit të deputetit Taulant Balla, na u dërguan nga Librazhdi emrat e personave përgjegjës për këtë abuzim e shkelje të pastër të ligjit: Ferit Hysa, Drejtor i Arsimit, Artenca Balla, Drejtoreshë shkolle dhe Liman Menalla, Drejtor i Shëndetit Publik. Ju ftojmë edhe ju që të denonconi me emër e mbiemër të gjithë ata zyrtarë që në shkelje të ligjit, po detyrojnë punonjësit e administratës të dalin në fushatë.
“Pas mësuesve tani sapo u nisën edhe infermieret dhe doktorët nga Librazhdi për në Elbasan. Ka dhënë urdhër doktori nga Tirana, të mos ngelet asnjë mësues dhe infermierë në Librazhd sot. Të gjithë në Elbasan. Për urgjenca, ju lutem prisni! Spitali i Librazhdit është i mbyllur. Shkollat i mbyllën që në mëngjes”, thuhet në reagimin e PS.
(m.a/BalkanWeb)