PS: Në Kuvend pasi të plotësohen kushtet

Partia Socialiste reagoi sot pas betimit të qeverisë së re, duke theksuar se Sali Berisha dhe Ilir shkelën të gjitha betimet e bëra përpara popullit.
"Sali Berisha u betua se do të luftonte korrupsionin dhe bënte zgjedhje të lira e të ndershme, në fakt u bë mbreti i korrupsionit dhe bëri zgjedhje që nuk ishin as të lira e as të ndershme. Ilir Meta u betua se do të nxirrte në pension Sali Berishën dhe do të hiqte nga kurrizi i shqiptarëve qeverinë e Gërdecit, në fakt mbajti në punë Sali Berishën dhe hipi edhe vetë në kurrizin e shqiptarëve duke u bërë pjesë e qeverisë së Gërdecit", tha deputetja Olta Xhaçka.
Ajo shtoi se kjo qeveri do të thellojë krizën e demokracisë si dhe do të rrisë edhe përfitimet e paligjshme të këtij grupi interesash familjare e klanore që do të ndeshë në rezistencën e palëkundur të opozitës.