E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e 14-vjeçarit/ Mësuesit në dilemë: ta përjashtojmë autorin apo jo?

Pas sherrit të dy nxënësve të shkollës 9- vjeçare "Bajram Curri" në Tiranë , ku njëri ka lënduar shokun me thikë, mësuesit janë në dilema se çfarë do të bëjnë me këta dy fëmijë. Ne qendruam sot për disa orë në ambientët e shkollës "Bajram Curri" , ku biseduam me mësuesit, nxënesit por edhe prindërit . Drejtoresha e kësaj shkolle , Maria Korriku , është shprehur shumë e shqetësuar për këte ngjarje, por dhe gjithashtu ka theksuar se akoma nuk është vendosur se si do të penalizohen nxënësit, por dhe se a do të vazhdojnë të vijojnë mësimin se bashku në të njëjtën klasë dhe në të njëjtën shkollë .Ndërsa zëvendësdrejtori i shkollës "Bajram Curri", Sorkadh Malaj , ka theksuar se mungesa e sigurisë në shkolla është një nga shkaqet kryesore që fëmijet mund të marrin ndikim nga personat jashtë ambienteve të shkollës .Shumë prindër , të shqetësuar për ketë ngjarje, janë shprehur se është dashur të ndodhte ndonjë incident i tillë , në mënyre që të kuptohet se sa e rëndësishme është çështja e sigurisë nëpër shkolla .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›