PS: Njerëz me 2 karta identiteti në zgjedhje. Ministri: Kjo nuk ndodh
Dokumentet biometrike, Noka debaton dhe fyen socialisten Felaj
Ndryshimet ligjore Për gjendjen civile dhe Për miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Financave si autoriteti kontraktues dhe shoqërisë Rapiscan Security si koncesionar për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë dhe tarifës së shërbimit të skanimit, shkaktoi përplasje të madhe në Kuvendin e Shqipërisë. Fillimisht rendi i ditës për këto çështje nisi me incident, për faktin se në seancë mungonin ekspertët nga Ministria e Brendshme për të dhënë shpjegime. Opozita, në diskutimin e tij për draftin për gjendjen civile, ngriti shqetësimin e pajisjes së shtetasve me dy apo tri karta identiteti, për shkak të ndryshimit të emrave. Kjo mund të përdoret për zgjedhjet. Ndërsa krijohet një komision politik që jep të drejtën e ndryshimit të emrave. Ndërkohë që ju me këtë ligjin e gjendjes civile, nuk lejoni të merrni emrat e Sali Berishës, Jozefina Topallit apo të Flamur Nokës, tha Subashi. Ndërsa ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka ndërhyrë, duke theksuar se projekti i propozuar është sipas standardeve të kërkuara nga KE-ja. Tani Edi Rama ju ka premtuar një emër të ri të rilindësve, nuk është faji im që me këtë ligj të ri nuk e përfitoni një gjë të tillë. Ne kemi vendosur që për figura kombëtare të mos abuzohet me këta emra, theksoi Noka. Ndërkohë ministri debatoi ashpër me deputeten e PS-së, Ermonela Felaj, e cila e akuzoi ministrinë për nepotizëm. Ti zonjë, vetëm ti nuk mund të flasësh për nepotizëm. Ti ishe prokurore dhe burri yt ishte oficer i policisë gjyqësore. E di ti se burri yt ka qenë në një lokal të një personi që ju e keni liruar. Burri yt është marrë peng, e di e gjithë Berati një gjë të tillë, deklaroi Noka. Ndërsa Felaj u shpreh se ishte turp për Shqipërinë që ka një person të tillë në postin e ministrit të Brendshëm. Socialistët reaguan ashpër ndaj qëndrimit të Nokës. Më vjen turp që ministri i Brendshëm i vendit tim, një nivel i tillë të drejtojë ministrinë. Ske turp e merresh me një femër, iu drejtua nga salla socialisti Balla.
PS: Njerëz me 2 karta identiteti në zgjedhje. Ministri: Kjo nuk ndodh burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email