E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Olldashi abuzoi me reklamat, Ministria: PS gënjen, ja e vërteta

Deputeti Eduard Shalsi

Reklamat qeveritare, përplasen me deklarata palët.

Një tjetër Ministri ka qenë dje në fokusin e Partisë Socialiste, lidhur me atë që së fundmi kjo parti po e lakon si mega-skandalin me reklamat qeveritare. Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, gjatë një konference për shtyp u shpreh se Ministria e Transporteve, ashtu sikurse dy ministri të tjera, ka abuzuar me fondet për reklama, duke ua dhënë ato mediave afër qeverisë dhe Berishës. Sipas Shalsit, jo vetëm mediat por edhe kompani prodhuese afër mediave të qeverisë kanë përfituar para që shkojnë në disa qindra-mijëra dollarë.
Ministri
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve, pas deklaratës së Shalsit. Zëdhënësja e kësaj Ministrie, Arminda Qylafku, gjatë një konference për shtyp u shpreh dje se akuzat e bëra nga PS nuk janë të vërteta dhe se nga reklamat e Ministrisë së Transporteve kanë përfituar pothuajse të gjithë mediat. Qylafku iu referua si reklamave televizive të shpërndara për tri televizione, ashtu edhe reklamave në print, duke numëruar plot 15 gazeta e duke u shprehur se PS nuk ka kapur askënd gafil dhe se informacioni i është dhënë nga vetë Ministria.

Ministritë e tjera
Dy ministritë e para, të cilat janë akuzuar nga Partia Socialiste se kanë abuzuar me fondet e reklamave qeveritare, janë ajo e Brendshme dhe e Bujqësisë. Nga ana tjetër, PS ka theksuar se do të vijojë me publikime të tjera shifrash për abuzime nga ministri të radhës në qeveri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›