E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Miliarderët e PS veresie fukarenjve: “Do u heqim taksat!”

23-09-2012 / Gazeta 55

Partia Socialiste po i mëshon fort demagogjisë se “do të heqim të gjitha taksat”. Deputeti Fatmir Xhafaj dhe ish-deputeti Ilir Beqja po punojnë t’u mbushin mendjen tregtarëve të kryeqytetit se PS-ja do t’u heqë taksat më të ardhur në pushtet. Pavarësisht deklaratave në sy të tregtarëve, PS-ja deri më sot nuk ka paraqitur asnjë formulë teorike e praktike, si një faturë financiare që do të garantojë ekuilibrin fiskal të vendit.
Nëse i bëhet një vështrim i detajuar argumenteve të ditëve të fundit do të shihet se nga njëra anë PS-ja flet për taksë zero biznesit të vogël dhe taksë progresive biznesit të madh, çka përkthehet në rritje taksash, që sipas tij është një taksë e ndershme. Ndonëse taksat përgjithësisht ndahen në taksa të dobishme dhe taksa të padobishme me efekte negative në rritjen ekonomike, kreu i opozitës në flet për taksë të ndershme. Sipas logjikës së PS, bizneset e mesme dhe të mëdha do të duhet të paguajnë më tepër taksa. Sipas opozitës, taksa e sheshtë është e pandershme, ndonëse është në dobi të biznesit të vogël dhe të mesëm.
Megjithatë edhe në planin e premtime opozita po hasi në kundërshtime sidomos me marrjen parasysh të praktikës së mëparshme të ndjekur prej kryetarit të tyre Rama, kur ishte Bashkinë e Tiranës, i cili ndoqi një politikë rënduese ndaj barrës fiskale ndaj biznesit. E vërteta e është se vendi kanë një regjim fiskal të favorshëm për zhvillimin e biznesit. Sipas zyrtare statistikave konstatimi është  se taksat e biznesit të vogël në krahasim me vitin 2005 kur qeveriste Partia Socialiste, janë ulur rreth 3 herë dhe nga viti i kaluar, pas ardhjes së Bashës në krye  të Bashkisë Tiranë shumë taksa dhe tarifa janë hequr ose reduktuar, deri në masën 60 për qind.
Ndërsa Partia Socialiste është plot miliarderë, deputetë e opozitës shprehen për varfërinë si problem. Por për “zhdukjen” e varfërisë në programin e PS gjenden ca formula retorike të datuara në regjimin komunist. 
Alternativa e opozitës me fjalë të bukura të pashoqëruara me fatura financiare e reforma sociale është një dobësi që shfaqet sa herë lidershipi i saj sulmon qeverinë në fushën e socio-ekonomike. Rritja e pagave dhe pensioneve, angazhimi në përmbylljen e infrastrukturës rrugore të vendit, mbajtja e borxhit publik nën 60 për qind, rritja ekonomike në një kohë krize ku vendet fqinje kanë hyrë në recension tregon për aftësinë e kryeministrit Berisha për të menaxhuar një situatë ekonomike në dukje e pafavorshme, ndërsa në brendësi një mundësi për të investuar strategjikisht në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe zgjeruar lirinë ekonomike me një sistem fiskal adekuat për sipërmarrjes e lirë. Drejtuesit e opozitës kanë shpresuar shumë që kjo krizë financiare të dëmtonte ekonominë shqiptare për të ardhur në pushtet pas një pakënaqësie të përgjithshme. Por llogaritë e ka bërë pa hanxhinë domethënë pa lexuar indikatorët makroekonomikë të ekonomisë në zhvillim të Shqipërisë, e cila ka pasur rritje me katër herë sesa vendet e rajonit. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›