E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numërimi i votave, drejt përfundimit 300 kutitë e fundit

Procesi i numërimit të votave është drejt përfundimit në pothuajse të 12 qarqet e vendit. Mësohet se në rang vendi kanë mbetur rreth 300 kuti votimi ende të panumëruara.TIRANE- Duket se është duke përfunduar procesi i numërimit në qarkun e Kuksit, Beratit dhe Gjirokastrës, Korcës dhe Dibrës. Në Elbasan kanë mbetur edhe 30 kuti.

Në qarkun e Beratit janë shfaqur probleme në numërimin e kutisë së fundit e cila sipas të dhënave nuk pritet të ndryshojë rezultatin. PS merr 4 mandate , PD 3 dhe 1 LSI.
Ndërkohë në Shkodër ka nisur procesi i numërimit në Bushat dhe pritet rezultati përfundimtar pas numërimit të 50 kutive të fundit. Partia demokratike kryeson me 7 mandate krahasuar me 4 të PS.
Numërimi i votave vazhdon të ndryshojë rezultatin në qarkun e Tiranës. Deri në këto momente numri i mandateve që përfitojnë dy partitë kryesore mbetet i barabartë me nga 15 për secilën , ndërkohë që 1 mandat i shkon LSI-së dhe 1 Partisë Republikane. Kur kanë mbetur edhe 72 kuti për tu numëruar, Partia Socialiste e ajo Demokratike nuk lëshojnë pe, duke përfituar përqindje gati të barabartë.

Në rang vendi në rezultatin e deritanishëm kur kanë mbetur edhe 300 kuti për tu numëruar Aleanca e Ndryshimit përfiton 71 deputetë, ndërsa bashkimi për Ndryshim deputetë, LSI ka 4 deputetë dhe PBDNJ 1 deputet.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›