PS: Padi penale për Priftin, shau kryetarin Socialist Rama

Lexoni dhe të gjitha deklaratat e Priftit që konsiderohen nga PS, fyese dhe përbërës veprash penale
Tiranë, 15 Korrik 2010 NOA/ Irma Toptani - Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj, njoftoi sot se po shkruhet padia ndaj Dritan Priftit dhe shtroi pyetje ndaj ministrit ti Ekonomisë, duke kërkuar prej tij, përgjigje:
Janë mbi 30 paditë e kryetarit Edi Rama në prokurori e gjykatë për akuzat për akuzat e bëra ndaj tij prej Berishës me shokë. Sot ka nisur të shkruhet padia për Dritan Priftin. I cili është i ftuar ti provojë të gjitha ato që tha duke shpifur e sharë në përpjekjen për ti shpëtuar pyetjes së opozitës: Zoti Prifti si i fitove 1.8 milionë euro brenda vitit që je Ministër Ekonomie? Kjo pyetje kërkon përgjigje dhe Dritan Prifti nuk i ikën dot të vërtetës duke gjuajtur me baltë opozitën.
Duke përfunduar, Imeraj pohoi: Shqiptarët që e vuajnë përditë krizën e rëndë ekonomike, duhet të mësojnë të vërtetën e pasurimit marramendës të Ministrit të Ekonomisë në krizë.
***
Me kërkesën që të hetohet pasuria ime dhe e Edi Ramës, z.Prifti hodhi dhe një lumë akuzash për kreun socialist:
Dallimi mes tij dhe meje është që unë dhe familja ime deklarojmë çdo qindarkë që kemi bërë në mënyrë të ndershme dhe të ligjshme, - tha Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Dritan Prifti.
Kurse kaloi në sulm të thelluar: Këta abuzojnë mbi sinqeritetin e një deklarimi që kam bërë unë dhe familja ime. Unë dhe familja ime, në ndryshim nga shefi i tyre, Edi Rama, deklarojmë çdo gjë ashtu siç është.
Më tej Prifti shtroi pyetjet: A ka shqiptar, kolegë deputetë, që beson se zoti Edi Rama është i pastrehë? Ai në deklaratën e tij të pasurisë thotë që është i pastrehë dhe ne të gjithë e dimë që Edi Rama është pronar i fshehtë i mbi 200 apartamenteve në Tiranë, sepse flasin ndërtuesit. Taksa e tij e jashtëligjshme është 30 euro metër katror për çdo leje ndërtimi që ka dhënë nga viti 2000 e deri sot. A ka shqiptar që e beson këtë gjë qesharake, që Edi Rama nuk ka shtëpi që jeton me nënën e vet?.
Për Priftin, dallimi mes tij dhe meje është që unë dhe familja ime deklarojmë çdo qindarkë që kemi bërë në mënyrë të ndershme dhe të ligjshme.
Më tej Prifti vijoi: Ai njeri thotë është i pastrehë. Ai njeri thotë që ka vetëm tre mijë euro pasuri në bankë. Unë po ju them që tre mijë euro bën vetëm substanca që ai thith me hundë çdo ditë. Vlera e një ditë e substancës që Edi Rama thith me hundën e vet bën më shumë se sa tre mijë euro. Me një klloun, me një karagjoz, i cili nga mëngjesi deri në darkë abuzon, i cili nga mëngjesi deri në darkë nuk është normal, nuk mund të merret ai me akuza, shpifje dhe manipulime. A ka shqiptar që ta besojë? Vetëm me hundë thith tre mijë euro Edi Rama. A ka shqiptar që e beson këtë njeri se ka tre mijë euro në bankë.
Në përfundim ka ardhur ftesa e Priftit: E ftoj këtu para jush Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, dhe çdo institucion hetimesh në vend të hetojë çdo qindarkë të pasurisë sime, duke filluar që sot. Të hetojnë çdo qindarkë të pasurisë sime dhe të hetojnë çdo qindarkë të pasurisë së Edi Ramës, që nga Vila që ka në Durrës, me emrat e biznesmenëve të vet, deri te Vila në Shkodër dhe qindra apartamente në Tiranë. Një njeri që fsheh gjërat e rëndësishme. Ai njeri nuk thotë është burrë apo grua, apo jo? I fsheh popullit të vet orientimin e vet seksual. Është turp i madh.
r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")