PS Para te pista per News 24

Për Bracen, gjithcka po kryhet përmes parave të pista nga dy politikanë të korruptuar, pjesë e mazhorancës, në një operacion që kap shifrat e 7 milionë eurove.
“Paratë e pista depozitohen në bankë për të mbuluar financiarisht operacionin. Banka jep kredi 7 milionë euro për dy biznesmenët e mbuluar nga paratë e pista. Për këtë ata kanë ofruar si kolateral aksionet e aksionerëve të tjerë në një kompani pijesh në vështirësi financiare. Blerës fundorë të nënshkruar janë po ata. Një pjesë e aksionerëve nuk dinë gjë fare për aksionet peng”, ka deklaruar Brace.
Erjon Brace ka theksuar se kjo kompani po blihet për t’u shkatërruar dhe për vlerën e ofertës, sipas tij, janë shokuar edhe vetë ekspertët italianë, të cilët e dinë mirë që një media nuk mund të riktehejë më këtë shifër që kërkohet të investohet.
“Nuk po e blejnë grupin mediatik për ta zhvilluar e mbajtur me "paratë e tyre"! Thjesht po e blejnë për ta vdekur dhe kjo vdekje është histori e përsëritur dhe në rastin e një televizioni kombëtar, për fat të keq, sot i vdekur!”, ka shtuar Brace.