E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasja me kandidatin e PD-se gjykata e Tiranes le te lire Ylli Hidrin

Gjykata e Shkalles se pare Tirane ka cilesuar si te paligjshme arrestimin e Ylli Hidrit dhe ka vendosur lirimin e tij. Hidri akuzohet se ka qelluar me arme mbi kandidatin e Partise Demokratike per komunen e Dajtit Besim Kuka. Ne seancen e sotme ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane trupi gjykues ka vendosur te lere te lire ate.

Perleshja mes kandidatit te PD-se per komunen e Dajtit Besim Kuka dhe biznesmenit Ylli Hidri pronari i linjes se autobuseve Dajt-Tirane ndodhi me date 1 prill. Pronari i linjes se autobuseve qelloi me shotgan me leje ndersa kandidati i PD-se pretendon se biznesmeni tentoi ta vriste ate me armen e gjahut duke qelluar ne drejtim te tij. Mes pronarit te linjes se autobuseve dhe kandidatit te PD-se per Komunen e Dajtit ndodhi nje konflikt dhe perplasje ndersa me Kuken ishin edhe dy persona te tjere. Ne grindje e siper Ylli Hidri qelloi me arme gjahu shotgan ndersa me pas u largua nga vendi i ngjarjes per tu dorezuar me vone.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›