E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Përmbarimi nuk ekzekuton vendimet e gjykatave

PS akuzoi qeverinë e drejtuar nga Kryeministri Berisha se po refuzon të zbatojë vendimet e gjykatave shqiptare. Në një prononcim për median kreu i Komisionit të Ligjeve Manjani akuzoi Përmbarimin për mosekzekutim të vendimeve. 

TIRANE- Partia Socialiste denoncoi sot neglizhencën ndaj zbatimit të vendimeve të gjykatave shqiptare. Në një prononcim për median kryetari i Komisionit të Ligjeve në PS Ylli Manjani akuzoi Kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tij se, “nuk e njohin pushtetin gjyqësor dhe për pasojë, refuzojnë të zbatojnë vendimet e tij.
“Cështja e zbatimit të vendimeve të gjykatave shqiptare është në gjendjen e emergjencës shtetërore dhe për këtë nevojitet një program i detajuar veprimi që përfshin disa veprime ekzekutive të rrepta”- tha Manjani. Duke iu referuar disa të dhënave zyrtare të siguruara nga ambasadat e huaja, Manjani shtoi se vetëm 24% e vendimeve të formës së prerë të gjykatave janë ekzekutuar pasi Zyra e Përmbarimit prej kohesh po shkel ligjin.
“Deri më sot figurojnë rreth 15.600 çështje të regjistruar në shërbimin e përmbarimit për t'u ekzekutuar, por vetëm 3.800 prej tyre janë ekzekutuar”- tha kryetari i Komisionit të Ligjeve në PS, Ylli Manjani.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›