Ministri Basha nis një tur diplomatikë në Evropë
Ministri Basha do të niset nesër për në Bruksel, ku do të marrë pjesë për dy ditë me radhë në mbledhjen e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s. Në dt. 4 – 5 dhjetor, Basha do te udhetoje per pune drejt Helsinkit
TIRANE-Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha do të niset nesër për në Bruksel, ku do të marrë pjesë për dy ditë me radhë në mbledhjen e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s. Në këtë mbledhje do të marrin pjesë edhe ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Kroacisë, dy vende që priten të jenë
anëtare të Aleancës në prill të 2009, çka pritet të rikonfirmohet edhe nga ky Ministerial.
Temat kryesore që pritet të diskutohen në këtë Mbledhje janë angazhimet e Aleancës në Afganistan e Kosovë, çështje të tilla të një rëndësie të madhe për sigurinë dhe stabilitetin evropian, si ato të zgjerimit të Aleancës, marrëdhëniet NATO-Ukrainë dhe NATO-Gjeorgji, si dhe bashkëpunimi i Aleancës me vendet e Mesdheut.
Pas kësaj vizite në Bruksel, ministri Basha do të udhëtojë në Oslo, ku do të nënshkruajë në emër të Qeverisë Shqiptare, Konventën e OKB-së për Ndalimin e Municioneve Thërrmuese, si dhe do të mbajë një fjalë gjatë ceremonisë së nënshkrimit. Në kushtet kur një pjesë e territorit të vendit, në veri-lindje, është ende i kontaminuar me të tilla municione të paplasura që nga periudha e luftës së Kosovës, asistenca e cila sigurohet nga të qenit palë në këtë Konventë merr një rëndësi të veçantë për vendin tonë.
Në dt. 4 – 5 dhjetor, Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha, do të marrë pjesë në punimet e sesionit të 16-të të Mbledhjes së Ministrave të Punëve të Jashtme të OSBE-së që do të zhvillohet në Helsinki. Tema kryesore e Ministerialit do të jetë rikonfirmimi i angazhimeve të marra nga shtetet anëtare të OSBE-së dhe diskutimi i qasjeve e propozimeve më të reja për të ardhmen e sigurisë në Evropë.
Pritet që në fjalën e tij në Ministerial, Basha, ndër të tjera, të rikonfirmojë vullnetin e autoriteteve shqiptare për të pritur numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve të ODIHR-it për zgjedhjet e ardhshme në vend, si dhe synimin e Shqipërisë për të marrë Kryesinë e Radhës të OSBE-së për vitin 2012.
(d.b/BalkanWeb)