PS: Projekt-Buxheti 2009, manipulim shifrash
Nënsekretari për Programin në PS, Bushati doli sot në një konference për shtyp, ku tha se “Qeveria gënjen me shifrat zyrtare që në paragrafin e parë të Projekt Buxhetit 2009, kur deklaron se mirëqenia ekonomike e shqiptarëve është rritur 3 herë
TIRANË- Partia Socialiste ka shprehur sërisht shqetësimin në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2009. Nënsekretari për Programin në PS, Ervin Bushati doli sot në një konference për shtyp, ku tha se “Qeveria Berisha gënjen me shifrat zyrtare që në paragrafin e parë të Projekt Buxhetit 2009, kur deklaron se mirëqenia ekonomike e shqiptarëve është rritur 3 herë gjatë dhjetë viteve të fundit”. Për këtë PS dyshon se Qeveria manipulon me shifrat zyrtare, “pasi me vetëdije nuk llogarit rënien e vlerës së dollarit në këtë periudhë”.
Sipas Bushatit, “menaxhimi i keq dhe shpërdorimi i fondeve publike me projekte të dështuara, e bën edhe më të vështirë jetën e çdo qytetari shqiptar sot.
"Kemi vështirësi ekonomike që rëndojnë me çmime më të larta dhe të ardhura më të ulëta për çdo familje shqiptare", tha ai. Deklarata e Bushatit për buxhetin 2009, nuk ështe para nga selia e PS. Sipas PS, pr/buxheti nuk parashikon asnjë strategji për krizën ekonomike që mund të prekë Shqipërinë, ashtu sic janë prekur shumë shtete në Botë.
Ndërkaq përkundër dekaratev të PS, Kryeministri Sali Berisha deklaroi të hënën se “buxheti i vitit 2009 është thuajse dy herë më i madh se sa buxheti i vitit 2004, ndërsa krahasuar me atë të vitit 2006 është rreth 50 për qind më i madh”.
Sipas Kreut të Ekzekutivit, ky “është buxheti i rritjes së shpejtë ekonomike”.
(d.b/BalkanWeb)