E Diel, 1 Nëntor 2026

Varfëria “këmbëkryq” në familjen 8 anetarëshe

Nëna e sëmurë, babai argat që punon tokën e të tjerëve, 6 fëmijë të vegjël që nuk kanë bukë të hanë dhe asnjë ndihmë nga Pushteti Vendor. Fëmijët nuk ndjekin as shkollën, pasi u mungojnë parate per te blere librat. 

FIER-Tetë anetare te nje familje ne Variboje në komunën Cakran te Fierit jetojnë ne një shtepi te rrënuar, pa dritare, pa tavane dhe pa pangrohje. Nëna e 6 femijëve Nimete Izeiraj edhe pse eshte e sëmurë dhe ka kerkuar disa here ndihmën e pushtetit vendor, asnjeherë nuk ka gjetur reagimin e saj. Femijët nuk shkojnë në shkollë pasi familja nuk ka të ardhura mjaftueshëm për të blerë libra.
Kjo familje mbijeton vetem me të ardhurat që mund të sigurojë kryefamiljari, Lefter Izeiraj. Lefteri punon si argat në komunën e Cakranit ku arrin të sigurojë jo më shumë se 200 lek në ditë. Në shumicn e rasteve Lefteri nuk arrin të sigurojë punë duke bërë që të krijohen vështirësi të mëdha në mbijetesën e familjes.
Ndërkohë kërkesës së të birit 17 vjec për t’u larguar si emigrant klandestin drejt Greqisë, i ati i është përgjigjur me kundërshti të plotë pasi ngjarja e Butrintit ku humbën jetën 5 vetë në përpjekje për të emigruar, ka shkaktuar jo pak dhimbje edhe tek kjo familje e varfër.
E nëse të gjithë përpiqen të ecin përpara drejt zhvillimit, këta fëmijë nuk mund të arsimohen as me arsimin bazë. Varfëria është një ndër pengesat më të mëdha, dhe sikur të mos mjaftonte fenomenit i shtohet edhe indiferenca e pushtetit lokal
Varfëria e tejskajshme po lë pa arsim 6 fëmijë të një familje në Cakran të Fierit. Mësuesit nuk i pranojnë në shkollë fëmijët me te vegjel te familjes Izeiraj pasi ata nuk kanë libra. Nderkohe prinderit duhet të bejne nje sforcim të madh për të arritur t’u sigurojnë mbijetesën femijëve të tyre.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›