PS Prokuroria te veproje ndaj sulmuesve te deputetit Tahiri
Keshilltaret e majte ne Bashkine e Tiranes kane reaguar pas dhunes se militanteve te PD-se ushtruar gjate dites se djeshme ndaj deputetit Sajmir Tahiri ndersa policia bente sehir. Ata kane kerkuar nga ana e prokurorise qe te nise hetimet per kete rast dhe te ndeshkoje autoret ne menyre qe situata te mos pershkallezohet. Ne verejme me shqetesim se veprimet ekstremiste te individeve te caktuar shoqeruar me indiferencen e uniformave te policise jane nje shprehje e pasigurise dhe kercenimit te hapur ndaj te drejtave dhe lirive kushtetuese. Protesta eshte shprehje e demokracise ndersa akti i rende kryer publikisht ndaj nje perfaqesuesi te popullit ne Parlament eshte i papranueshem dhe turperon institucionet perballe qytetareve. Askush ne asnje rast nuk ka mandat per te shperdoruar detyren pasi institucionet jane te qytetareve dhe jo te zyrtareve ne pushtetin vendor te Tiranes qe fshihen pas forces antiligj te qeverisjes qendrore duke e kthyer kryeqytetin ne arene dhune dhe mospranimi te ushtrimit te te drejtave dhe lirive te njeriut - thuhet ne deklarate. Gjithashtu theksohet se ne i kerkojme prokurorise te veproje menjehere ne zbatim te ligjit per te ndeshkuar autoret dhe per te mos lejuar pershkallezimin e veprimeve te tilla te renda - thuhet ne nje deklarate per shtyp te keshilltareve te majte ne Bashkine e Tiranes.