E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Iki nga politika kur te me thone lamtumire

Paris Kryeministri ne televizionin francez Kemi ndertuar 443 hidrocentrale

Sali Berisha shprehet se do te jete kryeminister dhe pas zgjedhjeve parlamentare te 2013-es ne rast se partia qe ai drejton PD-ja i fiton ato. Une do te vazhdoj deri kur shqiptaret do te me thone lamtumire dhe atehere une do ta respektoj vullnetin e tyre. Une bej gjithcka per te avancuar reformat per te avancuar projektin kryesor te kombit tim ate te integrimit europian. Nga ana tjeter opozita tani eshte kthyer ne Parlament. Une kisha premtuar cdo dite gjate ketyre viteve qe ata ta hartonin vete ligjin elektoral duke marre edhe mendimin e Komisionit te Venecias dhe te OSBE-se dhe se une do ta votoja pa asnje kusht dhe ata pranuan - tha kryeministri ne nje interviste dhene ne kanalin televiziv francez TV 5. Per sa i perket dialogut politik Berisha u shpreh se po ka nje dialog konstant dhe situata eshte plotesisht normale. Kryeministri shqiptar pritet te takoje homologun e tij francez Fillon. Marredheniet tona politike jane te shkelqyera por nga ana tjeter marredheniet ekonomike po rriten gjithnje e me shume. Ne realitet Shqiperia eshte nje vend i vogel ne harte por nje vend me mundesi dhe potenciale shume te medha per investitoret e medhenj franceze dhe boterore. Po ambicia ime kryesore eshte qe vendi im te behet nje superfuqi e vogel e energjise se rinovueshme ne rajon. Shqiperia ka rezerva shume te medha hidrike qe do te shnderrohen ne hidrocentrale. Vendi im ka per te ndertuar 443 hidrocentrale. Qeveria ime ka nenshkruar me sektorin privat 110 kontrata per te ndertuar afersisht 300 hidrocentrale. Nga e gjithe bota nga  Norvegjia ne Izrael nga Europa ne Shtetet e Bashkuara nga Kanadaja si dhe kompani te tjera qe  kane treguar interes per te investuar ne Shqiperi. Nga ana tjeter burimet tona te energjetike ne fushen e energjise se rinovueshme asaj te eres jane te medha. Qeveria jone ka licencuar deri tani 1600 megavat dhe eshte edhe nje pakete tjeter qe perbehet nga 3200 megavat - theksoi kryeministri. Berisha beri te ditur se do te ftoje biznesin francez te investoje ne Shqiperi si dhe do ti kerkoje kryeministrit francez mbeshtetjen per ne procesin e integrimit ne BE-se. Po pikerisht kjo do te jete nje teme e diskutimeve. Franca e ka mbeshtetur gjithnje ambicien e Shqiperise per integrimin europian dhe per anetaresimin ne NATO. Ne kemi pasur probleme por ato jane zgjidhur prandaj kemi nevoje per mbeshtetje per te perparuar edhe me shume drejt Bashkimit Europian - theksoi Berisha. Ndersa per sa i perket nje afati te caktuar per anetaresim kryeministri shqiptar theksoi se e dini une kurre nuk fiksoj data sepse kjo nuk eshte ne duart e mia por ate qe mund te them eshte qe une e konsideroj kete si nje proces teresisht te bazuar ne merite prandaj qeveria duhet te performoje duhet qe vendi ta meritoje. Per kete qellim ne jemi te angazhuar ne realizimin e reformave ne nje shkalle shume te gjere te cilat ne realitet po avancojne shume.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›