E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qetësohu Berisha, boll me shpifje

Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas deklaratave të PD-së se kreu i opozitës Rama po dhunon mediat. Në një reagim për mediat zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj është shprehur se Berisha duhet të qetësohet, dhe të mos lëshojë shpifje në adresë të opozitës.
"Qetësohu zoti Berisha. Qeveria e votave të vjedhura të 28 qershorit sot ka përgjegjësinë e përmbytjes që nuk erdhi nga zoti po nga dora e njeriut. E vërteta është e hidhur, po është i vetmi ilaç që sëmundja e pushtetit të korrupsionit të mos mbysë gjithshka pasi mbyti Veriun" theksoi Imeraj.
Më tej Imeraj theksoi se "asnjë mjet komunist presioni e shpifjeje nuk e shpëton dot varkën e pushtetit tënd që e ka vënë përfund pesha e zullumit".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›