E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiknuri:Të ikin ideatorët e politikave që shkaktuan përmbytjet

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka ngritur shqetësimin për mosnisjen e hetimeve nga organi i prokurorisë për krizën humanitare të krijuar në qarkun e Shkodrës. Gjiknuri në një konferencë për shtyp tha se Berisha duhet të ikë së bashku me Ministrin e tij Prifti si ideatorë të politikave të papërgjegjshme që shkaktuan tragjedinë.
"Dëshmitë e ekspertëve po nxjerrin në pah se tragjedia erdhi si rezultat i keqmamanxhimit nga ana e strukturave shtetërore përgjegjëse për veprat në kaskadën e Drinit, të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre shkaktuan përmbytjen më të madhe që ka parë ndonjëherë ky vend" theksoi Gjiknuri.
Më tej ai theksoi se përpara se Berisha dhe eskorta e tij qeveritare të akuzojë opozitën për përhapje paniku, Berisha duhet të kërkojë i pari hetime të thella për shkaqet e tragjedisë, nëse nuk e ndjen veten e tij fajtor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›