E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria caktoi pensionin e minatorëve në prag të vdekjes

Partia Socialiste reagoi me një deklaratë menjëherë pas konfrontimit të përfaqësuesve të Shoqatës së Minatorëve me policinë para kryeministrisë në Tiranë.
Deputeti i PS Qemal Minxhozi tha se "minatorët e gjithë Shqipërisë sot kërkonin premtimet e pambajtura të qeverisë".
"Si është e mundur që mosha e pensionit është në kufirin pranë vdekjes së tyre. Minatorët e kanë tepër të vështirë për të marr atë pension minimal, ata e kanë tepër të vështirë për të punuar në ato kushte të vështira pune, apo skandaloze, prandaj ata ishin plotësisht në të drejtat e tyre", tha deputeti i PS, Qemal Minxhozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›