3 të vrarë në të njëjtin vend, koinçidenca e rrallë e ekzekutimeve në Kamëz
Në harkun kohor prej dy javësh në të njëjtën zonë, në afërsi të shkollës "Agrobiznesi" në Kamëz, kanë ndodhur tre vrasje. Duke nisur nga data 6 e deri në datën 20 janë qëlluar për vdekje, ish atleti Hasan Rakipi, një 22 vjeçar, Albert Ndrecaj dhe vrasja e tretë Ahmet Bardhoshi.
Gjithçka, çdo vrasje mund të jetë e rastësishme por ajo që është e faktuar dhe e saktë është se për 14 ditë në të njëjtën zonë janë qëlluar për vdekje 3 persona.