E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Qeveria, e papërgjegjshme, asnjë masë për virusin AH1N1

Tiranë, 11 gusht NOA Partia Socialiste reagoi sot mbi situatën në vend sa i përket prekjes nga virusi AH1N1 i njohur si gripi i derrave, duke e akuzuar si të papërgjegjshme qeverinë, pasi nuk ka marrë asnjë masë.

Deputeti i PS, Ilir Beqja, në një dalje publike para pak minutash në selinë e PS, pohoi se dje, opinioni publik i vendit, nëpërmjet vetë Ministres së Shëndetësisë në detyrë, mori vesh se sa e papërgatitur është qeveria shqiptare, për të përballuar situatën kritike nga përhapja e virusit AH1N1, apo gripi të derrit.

Beqja akuzoi se ende qeveria shqiptare nuk ka një plan të saktë e të qartë për vaksinimin grupeve më të rrezikuara të popullsisë.

Këtu, Beqja detajoi se qeveria shqiptare nuk ka bërë ende asnjë porosi për vaksinat, në një kohë që vetëm njëri prej prodhuesve të vaksinës (Glaxo Smith Kline) deklaron se ka lidhur kontratë me qeveri të 8 vendeve të ndryshme.

Qeveria shqiptare nuk ka as me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, asnjë marrëveshje konkrete për ndonjë sasi vaksinash, përkundrazi ajo është në pritje të dhuratave që mund bëjë kjo organizatë, - theksoi Beqja.

Por, - vijoi ai, - përveçse nuk ka asnjë plan për sigurimin e vaksinës kundër gripit të derrit, qeveria ende nuk na ka bërë me dije dhe disa pyetje.

Këtu Beqja parashtroi:

· A kanë qendrat shëndetësore dhe spitalet pajisje personale mbrojtëse, përfshirë kapuçët, maskat, dorezat, syzet etj, për të gjithë dhe për sa kohë?

· A kanë ujë dhe sapun, gjëra të thjeshta në dukje, por shumë efikase kundrejt këtij gripi të ri?

· Sa i mbrojtur është personeli shëndetësor, i cili është i detyruar të përballet i pari me pacientet infektuar dhe infektues njëkohësisht?

Mesa duket qeveria nuk ka kohë për tu marrë me këto çështje, sepse Sali Berisha e ka mendjet tek rekordet vetjake të notit apo si do të ndajë portofolet e koalicionit të ri, - komentoi Beqja.

Sipas tij, më e keqja është se qeveria nuk ka as para për të përballuar situatën që pritet të vështirësohet, pasi fondet e kontigjencës po i përdor për të paguar shiritat elektoralë.

Për fat të keq shqiptarët edhe një herë dje mësuan se kanë mbi krye një qeveri të papërgjegjshme, e cila ka në qendër të vëmendjes interesat e pushtetit dhe jo të qytetarëve të saj. Kjo është një ndër arsyet madhore pse shqiptarët nuk e votuan këtë qeveri dhe nuk i dhanë mandat për të riqeverisur, - përfundoi Beqja, reagimin e PS lidhur me virusin e rrezikshëm.

/e.n/e.l/NOA/

Lexoni këtu, përgjigjet nga Pyetjet tuaja për virusin e gripit A/H1N1, flet për NOA, specialistja e ISHP

Lajmi dhe fotot që e shoqërojnë, janë prodhime të agjencisë NOA. Ndalohet publikimi i tyre i plotë ose i pjesshëm pa u cituar burimi NOA

Komentoni lajmin më poshtë

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›