Withers: Vrasja e 4 policëve, dëshmi e sfidave të policisë

Ministri i Brendshëm Z. Bujar Nishani ka marrë sot një mesazh ngushëllimi nga Ambasadori i SHBA në Tiranë Z. John L. Withers II, për rënien në detyrë të katër të oficerëve të policisë më 7 Gusht 2009. Në mesazhin e ambasadorit Withers thuhet:
"Mësuam me shumë keqardhje vdekjen në krye të detyrës të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj dhe Altin Dizdari. Vdekja e këtyre oficerëve të devotshëm të policisë, gjatë kohës që ata kryenin detyrën e tyre, dëshmon dhe një herë për sfidat e mëdha dhe punën e rrezikshme me të cilën përballen zbatuesit e ligjit".
"Unë dhe kolegët e mi, - vijon mesazhi, - ju përcjellim ngushëllime të thella juve dhe të gjithë nëpunësve të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit Shqiptar".
"Në këtë moment dhimbjeje, lutem përcillni ngushëllimet tona më të thella tek familjet e heronjve të rënë",përfundon mesazhin e ngushëllimit Ambasadori i SHBA në Tiranë Z. John L. Withers II.