PS: Qeveria ka dështuar në luftën kundër drogës

Pas Konferencës Kombëtare për parandalimin e kultivimit të Kanabisit, ka reaguar Partia Socialiste. Sipas deputetot socialist Asllan Dogjani
policia ka dështuar në luftën kundër drogës. Ai tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ndërkohë që nuk zbatohen as ligjet.
"Edhe pse Berisha flet për heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të lëndëve narkotike praktika ka treguar se nga viti në vit se është rritur numri i sipërfaqeve të mbjella dhe është zgjeruar harta e kultivimit të kësaj bime duke u shtrirë dhe në disa qarqe që nuk ka qenë e njohur më parë", tha ia për media.
Socialistët mendojnë se goditjet ndaj trafikut të drogës kanë qenë të ulëta në raport me sasinë e drogave që lëvizin në vendin tonë dhe me rritjen e numrit të përdoruesve, çka sipas kësaj partie tregon edhe rendimentin e ulët të policisë. "Mungesa e një strategjie për parandalimin e përdorimit të lëndëve narkotike në shkolla e në gjimnaze, tregon se sa e interesuar është kjo qeveri ndaj qytetarëve të vet", vijoi Dogjani.