E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vata: Në burgje 67 të sëmurë mendorë

Rasti i Romeo Lekës shton më shumë numrin e personave që tashmë janë arrestuar apo ndaluar për nje vepër penale dhe që kanë një masë dhe vendim gjykate, atë të shtrimit të detyruar në spital për shkak të gjendjes jo të mirë mendore. Në një intervistë për RTV "Ora News" drejtori i spitalit të Burgut Ylber Vata pohon se në institucioni që ai drejton ndodhen 67 të ndaluar që trajtohen me mjekim të detyruar

Ai theksoi se veç tyre ka një kontigjent të sëmurësh që po trajtohen në Krujë pasi spitali i burgut është në rikostruksion. Vata theksoi se për këtë kategori rastesh që kanë kryer krim duhet të trajtohen ndryshe dhe të asistohen me përkushtim, por gjithashtu ai pohoi se ende janë të lirë persona me probleme mendore që janë kontigjent krimi.

Madje sipas drejtorit të spitalit të Burgut, duhet një mjekim i posaçëm për këta të dënuar dhe duhet të trajtohen në mënyrë të veçantë dhe të jenë të angazhuar edhe në jetën sociale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›