PS: Qeveria keqpërdor policinë
“Në emër të Partisë Socialiste shpreh indinjatën e njëkohësisht keqardhjen për keqpërdorimin e Policisë së Shtetit në tubimin e bashkive e komunave ku qeverisin të zgjedhurit socialistë e progresistë”, tha zëdhënësja, Armela Imeraj.
Sipas saj, vendosja e tre rreshtave me policë në shkallët e kryeministrisë dhe “këmbëngulja e drejtuesve të policisë për të mos lejuar vendosjen e kërkuar nga organizatorët, duke provokuar të pranishmit, si edhe qëndrimi i uniformave në kurriz të kryebashkiakëve e kryekomunarëve opozitarë, ishin shprehje të padenja për Policinë e Shtetit. Të cilat padyshim frymëzohen nga pushteti i Sali Berishës, që po humbet përditë fillin e arsyes”.