Thaçi: Zgjedhjet më të rëndësishme pas pavarësisë
Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij, znj. Lumnije Thaçi. Pasi ka votuar, Kryeministri Thaçi në një deklaratë për media ka thënë se kjo është ditë e shënuar, dita më e rëndësishme për shtetin e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.
“Kjo është ditë historike, dita e votimit të parë të qytetarëve të Kosovës, në shtetin e pavarur, sovran, demokratik dhe multietnik”, pohoi Thaçi, duke shtuar se të gjithë kemi sakrifikuar shumë për këtë ditë. Prandaj është një ngjarje historike, dhe unë dua të besoj fuqishëm se të gjithë do të bëhemi pjesë e kësaj historie të re të shtetndërtimit, të ndërtimit të demokracisë së re, të një shoqërie moderne dhe shumetnike.
“Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj. Përgëzoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhje, të gjitha komunitetet. Ne sot po dëshmojmë se vendi ynë e ka merituar pavarësinë, se qytetarët tanë e kanë merituar pavarësinë, rendin demokratik dhe perspektivën evropiane”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Më tej kryeministri kosovar pohoi "se nga sot ne po fillojmë një etapë të re, etapën e integrimeve të shteti të Kosovës në familjen evropiane. Kryeministri Thaçi edhe një herë ka falënderuar të gjitha partitë politike dhe të gjithë qytetarët për fushatën e qetë e demokratike.