PS: Qeveria të bëjë transparencën e privatizimit të INSIG
PS ka akuzuar qeverinë se nuk po bën transparencën e privatizmit të kompanisë publike të sigurimeve INSIG. Beqja theksoi se qeveria është përgjegjëse për humbjen e pozicionit të kompanisë në treg, duke shtyrë për tre vjet privatizimin.
TIRANE- Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë se nuk po bën transparencën e privatizmit të kompanisë publike të sigurimeve INSIG. “Vec emrit të ofertuesit dhe cmimit të akorduar nga qeveria, nuk është dhënë asnjë fakt tjetër”- ka deklaruar sot nënsekretari për programin në PS, Ilir Beqja.
PS ka akuzuar qeverinë për humbjen e pozicionit të kompanisë në treg duke theksuar se përmes shtyrjes së privatizimit për tre vjet me radhë qeveria i ka shkaktuar kompanisë humbje të mëdha.
“Është paaftësia e qeverisë së Sali Berishës që e shtyu 3 vjet privatizmin e INSIG duke bërë që kompania të humbte pozicion në treg apo të kishte në vitin 2007 një fitim neto 14 % më të vogël se në vitin 2006, në një kohë që tregu i sigurimeve në Shqipëri ka patur rritje”- theksoi Beqja, gjatë një konference për gazetarët.
Ndërkaq, PS i ka bërë thirrje qeverisë të mos shpërdorojë pasuritë publike dhe të bëjë transparent procesin e privatizimit të INSIG përpara zgjedhjeve. (e.n/Balkanweb)