E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, sekuestrohen 320 kg drogë, në kërkim shqiptarët

Policia e qytetit të Leces në Itali ka sekuestruar sot një gomone me rreth 320 kg drogë. Sipas mediave italiane policia dyshon se droga ka ardhur nga Shqipëria. Gjithashtu në gomone u gjet një celular dhe veshje, ndërsa policia është vënë në kërkim të tre shtetasve shqiptare që dyshohen se janë pronarë të drogës.Sipas të dhënave të para të hetimit, lënda narkotike ishte vendosur në 10 çanta të mëdha të gjetura në një gomone që sapo kishte mbërritur në breg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›