E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria të dëmshpërblejë banorët tani!

Kjo parti deklaron se fatkeqësia nuk ishte natyrore, por u shkaktua nga babëzia e qeverisë. “Sali Berisha të lërë propagandën e ditëve të fundit, pasi shkodranët nuk mbijetojnë dot me gënjeshtra, por të mbledhë urgjent qeverinë për të nisur një orë e më parë dëmshpërblimin dhe kompensimin e familjeve të dëmtuara, qindarkë për qindarkë, për cdo dëm. Katastrofa që përjeton sot veriu i vendit, ankthi me të cilin përballen sot mijëra familje shqiptare, nuk mund të lihen në dorë të fatit”, deklaroi deputetja, Egalntina Gjermeni.  Ajo shtoi se banorët përballen me një situatë të vështirë, ndaj qeveria duhet të veprojë tani për të bërë dëmshpërblimet. “Të dëmtuarit nga përmbytja që shkaktoi Sali Berisha dhe Dritan Prifti, duhet të mendojnë jo vetëm për të nesërmen, por dhe për të sotmen. Për të mbijetuar në këtë moment kur kanë humbur cdo gjë. Për të gjithë këta njerëz, Sali Berisha nuk duhet të premtojë, por të veprojë. Tani. Sot. Të dëmshpërblejë të gjitha familjet e prekura nga përmbytjet, me para në dorë. Të kompensojë qindarkë për qindarkë të gjitha dëmet e shkaktuara”, vijoi ajo.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›