E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Rama: Ja e vërteta e incidentit në Vjenë. Komisioni hetimor? Farsë

TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste në një rrëfim të gjatë në emisionin “Opinion” të Blendi Feziu foli mbi ngjarjen në Vjenë, listat e PS, 3 ligjet e integrimit.

VJENA
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama shpjegoi sot versionin e tij të incidentit të ndodhur në Akademinë Diplomatike të Vjenës me diplomatin, Egin Ceka.
“Unë e kam shpjeguar që në ditën e parë përmes zyrës së komunikimit të PS. Ka qenë një takim i gjatë me shumë pyetje përgjigje, në një sallë të mbushur plot me shqiptarë e të huaj. 

Në rradhë të parë ajo që ka ndodhur ka qenë shprehja më kuptimplotë e asaj që është sot trupi diplomatik shqiptar. një trup diplomatik që nuk është në shërbim të atdheut, nuk është në shërbim të të gjithë përfaqësuesve të këtij vendit, kur ata vizitojnë vendet përkatëse. Është i ndërtuar mbi bazë tarafesh e klanesh politike për të akomoduar njerëz gjysëm të dështuar. 

E keni dëgjuar nga personi që u shfaq si një provokator, duke shkelur jo etikën e një diplomati por të një duke derdhur një lumë fjalësh të padenja ndaj meje. Fjalë fyese. Jo fjalë fyese, jashtë kornizës së aktivitetit të tij si diplomat dhe absolutisht nuk ka pasur asgjë për t’u shënuar në sjelljen time, përveçse kërkesa e disa herë përsëritur që ai të largohej, sepse vuri në pozitë të vështirë jo vetëm mua dhe njerëzit e tjerë”.
Faktin nëse e kapi për veshi apo jo, Rama tha “Nëse kjo mund të vlejë për të bërë një film multiplikativ, por jo një version real.
Bëra një veprim taktik për të zgjatur dorën për të kapur çfarë mund të kapja. Kjo është një dëshmi e vetme me kaq fjalë sa u thanë mjafton për të treguar se nuk kemi të bëjmë me një diplomat por me një person që nuk di se për çfarë është atje, se çfarë përfaqëson”.

Sipas Ramës, kjo është një mënyrë kuptimplotë që dëshmon në cfarë banaliteti ka rënë diplomacia shqiptare.
“Ajo dëshmi banale tregon që kemi të bëjmë me një nivel mizerabël dhe s’ka si të jetë tjetër kur trupi diplomatik është mbushur me dhëndurë. Vëllai i Jozefines shkon në Milano, dhëndrri shkon në Paris bashkë me vajzën, nipi i Sali Berishës e shoqja e emëruar po në ambasadë, të dy persona në ambasadë që marrin rrogën, por nuk paraqiten në punë. Daja i dhëndrit të Sali Berishës, konsull në Bari, gruaja e ministrit të Jashtëm brenda në Ministri të Jashtme. Në trupin diplomatik kemi të bëjmë më nje hordhi dhëndurësh, baballarësh kalamajsh”. 

Ndërsa faktit nëse e dinte që Egin Ceka ishte djali i Neritan Cekës, ku Rama sipas moderatorit ka dhe ka bujtur në shtëpinë e tij, kreu i PS tha
“Mund të kishte ndodhur që të kisha ngrënë ka rëndësi çfarë çorbe ka ngrënë Neritan Ceka ku u fut aty ku në fakt nuk duhet të ishte futur. Ai është prezantuar si një provokator dhe si një njeri pa asnjë disponim etik, me një lumë fjalësh të padenja. Si ka mundësi babai çohet e shkruan letër për djalin letër. Po ta dija që ishte djali i mikut edhe do t’ja shkulja veshin. Neritan Cekën nuk e kam mik”.

KOMISIONI HETIMOR
Rama vlerësoi se komisionet hetimorë parlamentarë të ngritur për të janë të jashtëligjshëm, duke përmnedur dhe komisionin Olldashi.
Komisoni Olldashi....ishte tërësisht komision i paligjshëm, sepse ngrihet mbi bazë faktesh. Ishte një komision i paligjsshëm dhe shkova, kurse ky është një farsë banale për të tërhequr për hunde publikun në drejtim të paditur, ndërkohë që publiku duhet të fokusohet në 23 qershor. Nuk kam asnjë punë unë me këtë komision. Nuk e njoh, s’kam lidhje. Kjo është shkelja më flagrante e gjithë etikën parlamentare. Ky është shpërdorimi më i madh që i bëhet parlamentit. Ky është fundi i turpshëm i një Parlamenti që përfundoi me Kastriot Islamin me dy mjeranë të tjerë që qëndrojnë aty në pushtet me një këmbë”. 

3 LIGJET 
I ftuar sot në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kreu i PS Rama komentoi dhe ftesën e Metës për votimin 3 ligjeve të integrimit. Pyetja “Pse nuk i votoni 3 ligjet? I premtuat edhe Metës?” 

"Asnjëherë nuk e ka kërkuar dhe asnjëherë nuk ia kam premtuar. Ndërkohë që sot kryetari i LSI ka bërë një propozim për një komprmis për kalimin e dy ligjeve se e treta është rregullorja. Që të votohen dhe të hyjnë në fuqi me parlamentin e ri. Dhe mua më bën sens dhe nuk ka pse e gjithë periudha e verës të përdoret. Ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi kësaj ftese për kompromis. Dhe të votojmë në rast se pranohet që këto ligje të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve.
Nuk e kishim diskutuar këtë po është konform principit që kemi ne”. 

LISTAT
Pyetjes së cfarë po ndodh me listat e PS, Rama tha se do të jenë gati të hënën dhe se jashtë tyre mbeten shumë pak persona.
“Në kohën e duhur, të hënën përfundojnë listat. Një numër i vogël mbeten jashtë. Prurje të reja? Mbase po, mbase jo”.
Pyetjes se a ka ngjallur pakënaqësi, Rama u përgjigj “Me dukët se më shumë se sa pakënaqësi kam konstatuar një ndjenjë të lartë përgjegjësie, do të doja të shprehja një vlerësim për njerëz me integritet të lartë moral të cilët kanë pranuar pa asnjë problem që të bashkëpunojnë me mua për të thyer mitin brenda listës dhe jashtë listës dhe bashkarisht të promovojmë filozofinë tonë që ne këtu jemi një skuadër, këtu kemi kjo nuk është një betejë për të punësuar 70 veta në kuvend. Kjo është një betejë për të zgjedhur një qeveri”.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera ‘Vjena’, Komisioni Hetimor kërkon të dëgjojë Edi Ramën dhe Egin Cekën Incidenti në Vjenë, flet producentja austriake: Debati ishte larg dhunës fizike ‘Vjena’, Berisha: Kontrolloni veshët pas konferencave me Ramën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›