E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Këmbeje paratë e BSH në kioskën e vëllait. Cani: Më ndiq penalisht, unë do e bëj për ty

TIRANË- Në prag të zgjedhjeve elektorale të qershorit, fushata mes kampeve kryesore PD-PS ‘nxehet’. “Beteja e premtimeve dhe shifrave ekonomike” ishte tema në emisionit “360 Gradë” të gazetarit Artur Zheji në TVNews24, në tryezën e rrumbullakët ishin të ftuar, Ridvan Bode, Ministër i Financave, Shkëlqim Cani, anëtar i kryesisë së PS, Sokol Olldashi, Ministër i Punës dhe Transporteve, Ilir Beqja, sekretar për programin, PS.

Artur Zheji: Meqë dje ishte 1 Maji, duhet ta festojmë dhe sot këtë festë kapitaliste?

Ridvan Bode: Në origjinën e saj ka qenë grevë e punëtorëve të Çiokagos. Kapitalizmi ka ndryshuar fytyrë dhe mbetet sistemi më vital.

Shkëlqim Cani: Varet nga shtresa shoqërore, nj grup e festojnë se kanë pushim dhe e shohin si ditë pushimi. Qeveria e djathtë duhet të mendojë për atë pjesë tjetër që nuk duhet ta festojë.

Artur Zheji: Ju nuk organizuat një manifestim...

Shkëlqim Cani: Minatorët janë të organizuar në sindikatat e tyre.

Sokol Olldashi: Unë vura dje se ne 4 vende evropiane ku qeverisin qeveritë e majta ishte protestë e madhe 1 Maji. Në Shqipëri pashë festë. E gjithë Tirana nga liqeni, Durrësi në breg të detit. Do thotë se nuk mund të kemi perceptim klasik për 1 Majin.

Ilir Beqja: Mirë është të kursejmë talljen. Unë cmoj se përmasat e punësimit në Shqipëri janë kaq të brishta sa nuk lënë hapësira për mundësi bashkimi për të lobuar për interes. Është boshllëk që i mungon shoqërisë në organizimet jo politike të shtresave të ndryshme. Lëvizja sindikale është kufizuar vetëm aty kur marrëdhënia punëdhës dhe punëmarrës është shumë e ashpër, sic tek minierat.

Artur Zheji: Ju mendoni se diktatura e kapitalizmi që shpërbën sindikatat?

Ilir Beqja: Besoj se në një vend ku numri mesatar i të punësuarve nuk arrin 5 veta është e vështirë të organizohen sindikatat. Ndërkohë që në arsim dhuna e qeverisë është e egër dhe e bën të pamundur.

Sokol Olldashi: Përepjekja për të futur në hulli cështjen e organizmit të sindikatave është gabim. Por në kohën tuaj ca aktiviteti sindikal si ishte....?

Ilir Beqja: Unë fola që në fillim me 22 vite. Roli i sindikatave dhe organizmit ë punëtorëve ka qenë proces minimal. Nëse do hyjmë të bëjmë krahasimet, të paktën ne vitet ’92-‘97 marrëdhëniet me sindikatat kanë qenë jo mjaltë.

Sokol Olldashi: Diferenca është kjo, se ne në 8 vjet nuk kemi pasur asnjë konflikt, në qeverinë socialiste një herë kanë rënë një herë desh kanë rënë nga sindikatat edhe lëvizjen e qytetarëve. Një herë kanë qenë sindikata dhe lëvizja G91, e cila bashkëpunoi me ne dhe organizuam rrëzimin e qeverisë të zotit Nano.

Ilir Beqja: Ju e bllokuat në gjykata mospërfaqësimin real të sindikatave...

Ridvan Bode: Ka një problem nga ana e opozitës, që mendojnë se lëvizjet sindikale nuk funksionojnë në termin e kërkuar. Kuadri ligjor sindikal është më i favorshëm në mbështetjen e organizimeve sindikale. Është kërkuar të amendohet që të krijohet siguri për biznesin. Ka një kontratë bazë lidhur me organizimin e të punësuarve në sektorin publik ekzistojnë, por ka marrëveshje bazë që bazohet në kërkesë maksimaliste për rritjen e pagave dhe pensioneve, që synonte marrjen në mbrojtje të fuqisë blerëse. Rritja e pagave të të gjitha kategorive si , arsim dhe shëndetësi ka qenë shumësi i inflacionit dhe rritjes reale, bëhet fjalë për rritje 2 herë 3 herë të pagave. Qeveria ka ecur më para se kuadri ligjor. 

Shkëlqim Cani: Shiko le ta marrim kështu. E para, qeveria mos të shtiret sikur nuk ushtron presion dhe mbi sindikatat. Roli i mësuesve që i nxjerrin në takime elektorale dhe nxënësit pas tyre, është i dëmshëm...

Sokol Olldashi: Po spekuloni dhe fyeni arsimtarët. Ata nuk janë dele.

Shkëlqim Cani: Po i fyeni ju. Sot nuk e kanë fuqinë të demonstrojnë e protestojnë. Ka një lidhje të dikurshme ku sindikata humbën autoritet se u lidhën në linjë demokratike, por kryesorja është kjo...

Sokol Olldashi: E para, nuk mund të fyejmë kolektivisht mësuesit duke i trajtuar si dele. Nuk ka asnjë provë dhe nuk i kërkojmë librezë punë kush vjen në mitingjet tona. Ligji nuk e lejon kur janë në punë, të dalin në mitingje. Së dyti nuk ka zbehje dhe presion në sindikata, por sigurisht nuk ka betejë se ne gjatë 8 viteve kemi dyfishuar pagat e mjekëve dhe infermierëve, mësuesve që janë dhe sindikatat më të mëdha në shkallë vendi. Detyruam dhe sektorin privat të rrisë pagën minimale. Nëse ne kemi marrë politika që çojnë në dyfishimin e pagave, do të thotë ne kemi zvogëluar faktorin për beteja sindikaliste. Kemi plotësuar kërkesa për të cilat sindikatat ende nuk i kanë bërë.

Ilir Beqja: Mësuesi e nxënësi detyrohen të shkojnë në shkollë të shtunën se Olldashi, Bode, Topalli, Berisha i ftojnë në mitingje. Ja viti 2012 që është më pak se 2011 më pak se viti 2008, nëqoftëse do flasim për rritje

Ridvan Bode: Pse s’flet për vitin 2002..

Ilir Beqja: Për arsye të thjeshtë se po të kthehemi pas do shkojmë tek 100 vjetori i pavarësisë shqiptare.

Artur Zheji: Papunësia, Berisha thotë ndryshe, Rama ndryshe, do i besojmë retorikës politike, apo do i besojmë INSTAT, kujt duhet t’i besojmë...

Ilir Beqja: Shifrat zyrtare të të punësuarve në Shqipëria janë nga këta të manipuluara. Më shumë se gjysma e të papunëve janë në fshat dhe pastaj janë në qytet. Shifrën e qytetit nuk jam në gjendje ta kontestoj janë 440 mijë, me shifrën e fshatit kemi problem themelor se në Shqipëri thuhet se është i punësuar kush është mbi 18 vjeç e ka tokë. Po t’i shtojmë kësaj shifre dhe ata që janë punëkërkues, del se forca aktive del 1 milionë e 89 të punësuar. Libri thotë se shqiptarë në moshë pune, me 290 vjec janë 1 milionë e 26 vetë, shqiptarë që mund të punojnë. Arsyetimi ynë bazohet në këtë numër, duke zbritur ata që punojnë në sektorin urban, duke zbritur njerëz në moshë pune.
Kanë punësuar 100 mijë në fshat. Por ky ka rënë, nëse kanë qenë në fshat, këta i bie nuk i regjistrojnë të papunët, numri që bie...

Artur Zheji: Po vini në diskutim të dhënat

Sokol Olldashi: Kur drejtohemi qoftë për liderin e mazhorancës apo opozitës, kryeministri janë pak të rënda, ky zhargoni saliu është i rëndë, sic drejtohemi me etikë, z Rama është minimumi dhe edukatë për njëri-tjetrin.
Besojnë shifrën në qytet, por në fshat jo. Gjysma na pëlqen e quajmë, gjysma nuk na pëlqën nuk e quajmë.

Ridvan Bode: Opozita ka krijuar në mendjen e saj një realitet virtual dhe përpiqet të gjejë argumenta dhe përpiqet të ngrejë strategji mbi këto që ngre vetë. E vërteta është ndryshe, statistikat janë ndryshe, nxirren dhe verifikohen qoftë nga INSTAT, ka një metodikë standard qoftë të papunësisë, qoftë të të tjerave. Por opozitës nuk i dalin shifrat dhe sajon të tjera.
Niveli i papunësisë ka rënie

Artur Zheji: Si prodhohen këto grafikë...

Ridvan Bode: Nga FMN dhe BB. Përse në 1 maj nuk pati protesta. Se po të ishin 1 milionë do ishin nëpër rrugë do protestonin do kërkonin punë. Argumenti në thonjëza se këtu nuk i lejon qeveria të protestojnë në një vend ku ndodh 21 janari, kuptohet që është e thjeshtë se organizohen protesta dhe po bëhen disa në disa vende. Por argumenti i opozitës bie dhe nuk mund të ekzistojnë këto argumenta.
Kam të dhëna mbi pagat minimale e mesatare, paga minimale 10 mijë e 80 lekë, në vitin 2012, 21 mijë lekë. Paga mesatare në vitin 2004, ka qenë 24 mijë e 93 lekë, në 2012, 57 mijë e778 lekë. Një dinamikë e tillë e pagave nuk ka ndodhur në asnjë vend. Nga 2 mijë lek ka shkuar 7 mijë lek pensioni.

Artur Zheji: Dmth ka një rritje mbi 2 herë.

Ridvan Bode: Po, por dhe fatura financiare në tërësi ka një dinamikë shumë evidente në këtë periudhë qeverisjeje.

Artur Zheji: Dmth dëgjuam konceptin e uljes së papunësisë

Ridvan Bode: Kemi uljë nuk them zhdukje të papunësisë

Ilir Beqja: unë dua të them pse ka kontradikta në shifrat zyrtare dhe zotërinjtë, krijojnë me shifrat zyrtare, krijojnë amulli dhe institucionet mendojnë se nuk gënjejnë. Dhe thonë nga INSTAT i marrin, problemi i matjes së papunësisë është ky. Ne kemi papunësi në fshat, të thuash 12.8 shkalla e papunësisë i bie që në cdo 8 vetë 1 është i papunë. Dmth 7 vrapojnë në punë dhe 1 mbetet në shtëpi. Dhe të gjithë e dinë që nuk është kështu.  Brenda të njëjtit viti, (prill 2012) për familjet në fshat ka tre shifra të ndryshme, për sa kohë shmangia është dyshifrore nuk i besoj asnjë prej këtyre shifrave. Bode në Kuvend ka thënë se fermat regjistrohen nga 3 hallka.

Ridvan Bode: Censusi i ka sipas një metodike.

Sokol Olldashi: Censusi është vetëdeklarim, ndërkohë që ka dhe institucione të tjera regjistrimi. Do jap dy argumenta. Unë përmenda se kur Bode tha për rritjen e pagave, Beqja nxori një grafik tregtia me pakicë. Është spekulim, pasi tregtia me pakicë tregon konsumin ditor të një familjeje.

Ilir Beqja: E ke gabim, blerja e fletoreve dhe stilolapsave është tregti me pakicë.

Sokol Olldashi: Arsimi nuk është tregti me pakicë. Tregtia me pakicë është konsumi ditor i një familjeje. Fakti që je bërë më i pasur nuk do thotë se ha 5 deri 6 herë në ditë. Në strukturën e pagesave që bëjnë familjet duhet të shohim ku shkon pjesa tjetër. Sa janë investimet. Shqiptarët dalin me banesa për frymë më shumë se 5 vende të BE. Dhe këto janë të ardhura për frymë. Turizmi që keni lënë me 300 mijë sot është 4.7 milion turistë. Për bujqësinë zotëria nuk thotë se rritja e bujqësisë në dy vitet e fundit është statistikisht i matur plus 27 %. Sa përqind e tokës ka qenë e punuar në kohën e PS?

Artur Zheji: Pse INSTAT thotë se cmimet e konsumit janë rritur 2.5%. Ka punësim, ka para, por dhe cmime të larta...

Ridvan Bode: Pak më parë Beqja tha se ka rënë indeksi i konsumit dhe është absurde të thuash se konsumohet më pak se 1 vit më parë. Dy vitet e fundit kemi zhvendosje të fortë të konsumit në drejtim të prodhimit të brendshëm. Bujqësia ka pasur rritjen më të madhe. Matja e indeksit të konsumit, bëhet nga disa indekse, një është shitjet. Vëllimi i importeve kanë rënë. Më shumë prodhim vendi më pak importe. INSTAT mat vëllimet që janë futur në doganë. Së dyti matet xhiro e brendshme dhe së treti një metodike e brendshme.

Shkëlqim Cani: Unë nuk di të gënjej dhe do flas më pak . Nëse vijmë për të gënjyer veten dhe publikun....Të nisemi nga cfarë u tha këtu lidhur me shifrat. Eurozona ka mesatare 12.2% ne 12.8%. Ajo që tha Beqja në cdo 8 vete 1 është i papunë këtë duan ta ‘hamë ne’?!. Ne duam tu themi shqiptarëve se hani më shumë! Ajo cka më bën përshtypje tjetër edhe se ekonomia është rritur, punësimi është zero ose minus. Tani kur ekonomia rritet 4 herë me pak, punësimi është rritur! Unë kërkoj një llogjikë kur ekonomia rritet 6 % dhe punëson zero, dhe me 4 herë më pak punëson me shume! Kjo është pranë absurdit. por shqiptarët nuk e ‘hanë’.

Sokol Olldashi: Shqiptarët na besojnë se ju keni 8 vite në opozitë.

Shkëlqim Cani: Ja erdhi “Rilindja”...

Sokol Olldashi: Një miku im i majtë tha “Rilindje” nuk ka, por ka ringjallje, se është “ringjallur Krishti”.

Shkëlqim Cani: Që të quhesh i papunë duhet ë shkosh të kërkosh punë. Oferta e punës në zyrat e punës është zero, ndaj shifra e punës është si të duash. U tha se janë rritur pagat 2-3-fish, por me shifra drastike është ulur konsumi. Të rrite paga dhe të ulet konsumi nuk di... Thuhet se pensionistëve u është rritur pension, por harrojnë që të vënë përballë rritjen e pagave me cmimet. Shqiptarëve nuk u intereson rritja e pagave, por cfarë mund të blejnë me ta.

Artur Zheji: Si mund të “Rilindje” nga kjo situatë dramatike që ju përshkruat?

Shkëlqim Cani: Unë nuk e politizova. Kjo realizohet më shumë instrumenta. Kemi folur lidhur me këtë që në v. 2008 se ne po e shihnim ku po shkonim. Shqipëria nuk bën vecori, është si gjithë të tjerat, por është vendi herë i fundit herë i parafundit i Evropës. Pjesa tjetër e ekonomisë është si gjithë të tjerat. Ne e kemi thënë që në fillim se duhet ndihmuar SME-të, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Shteti duhet të kuptonte se ardhmja e krizës do godiste këto ndërmarrje. 

Ilir Beqja: Ja të dhënat zyrtare, të ardhurat bruto nga bimët dhe bujqësia, 2 milionë në vit, i bie 260 mijë lekë të vjetra në muaj.

Artur Zheji: E besoni guvernatorin Fullani?

Ilir Beqja: Jo nuk e besoj fare. T’i lexoj shifrat e INSTAT?
Vaji vegjetal shkoi nga 1 200 lekë, shkoi mbi 2 mijë, energjia nga 50 lek, u bë 93 lekë...

Olldashi: Po Agron Dukën

Beqja: Shqiptarët jetojnë më pak, fëmijët ushqehen keq

Artur Zheji: Ky nuk është debat, është denoncim..

Sokol Olldashi:Spekulimi që bëjnë këta, ku qëndron këta thonë se e besojmë qeverinë për këtë, por jo për këtë. Fullanin e besojmë por këtë por jo nuk e besojm për atë tjetrën.
Na thonë gënjeshtarë, dhe z Cani që kur ishte guvernator nxorri valutën dhe e këmbeu tek vëllai i tij, tek kioska e vëllait afër Bankës së Shqipërisë. Dhe e akuzoi dhe partia e tij. Flet për vajin e sheqerin dhe harroni monopolistin Agron Duka që për 8 vjet monopolizoi sheqerin e vajin dhe Ilir Beqja harron pensione të falsifikuara nga ai.

Shkëlqim Cani: Vëllai im ka 12 vjet në Kanada

Ilir Beqja: Meqënëse je jurist bën gabimin që di një krim dhe nuk e denoncon.

Sokol Olldashi: E kam denoncuar dhe e denoncoj publikisht dhe mos harro bejqa se nga një denoncim publik i imi humbe mandatin e deputetit.

Shkëlqim Cani: Prekem unë dhe vëllai im dhe preken shumë njerëz. Ka 12 vjet në Kanada vëllai im. A mund ta denonconi sot sa keni pushtetin pash më pash. Për cfarë e tha ai këtë?

Sokol Olldashi: A ka pasur një kioskë të këmbimit valutor vëllai juaj?

Shkëlqim Cani: Kioska ka qenë dhe u hoq...

Sokol Olldashi: Kaq doja dhe këtë e ka thënë kryetari i atëhershëm i PS, jo unë, kam fakte nga vetë PS

Shkëlqim Cani: A ka mundësi të më gjesh një rast nëse kam punuar me vëllain tim?

Sokol Olldashi: Vëllai juaj është i lirë dhe mund të ketë biznes në cdo fushë. Por kioskë e këmbimit valutor në kohën që ti ishe guvernator, kjo nuk lejohet. Keni qenë kundra ligjit dhe jeni denoncuar nga vetë partia ku po garoni tani

Ilir Beqja: Sa u përpoqëm të komentojmë më atë gjuhë të thjeshtë për qytetarin, por ja gramafoni i vjetër, pllaka e vjetër e gramafonit, se nuk përballen dot me qytetarin

Sokol Olldashi: Ty t’u hoq mandati nga një denoncim i imi si mos e besosh cfarë them sot

Ilir Beqja: Ke marrë spaletat për këtë punë në PD ti.

Sokol Olldashi: Ju jeni njerëzit që duhet të besojnë shqiptarët apo tenderat që merrte Beqja dhe kunati i tij dhe përdorte mandatin për këtë. I pari përdorte kioskën dhe i dyti la mandatin se përdorte mandatin për tendera dhe ka shpërdoruar dhe fituar miliona

Ilir Beqja: Ju jeni përgjegjës për krizën që ka Shqipëria sot, ju të dy

Sokol Olldashi: Një njeri që ka shkelur ligjin nuk më tregon dot ligjin. Mua ligjin dot s’ma tregon dot se u përzure nga parlamenti duke shkelur ligjin

Ilir Beqja: Ju jeni përgjegjës që futët në krizë Shqipërinë. 15 vjecarët shqiptarë janë analfabetë funksionale, por sot i shtohen dhe këta që kemi këtu 

Cani replikë me Olldashin: Meqë është cështje e përmendur disa herë, kjo historia e kioskave. Vëllai im ka 15 vjet që është në Kanada. Do i lutesha Olldashit dhe Bodes për të bëjnë ndjekje penale për ne nëse kemi shkelje, se ne do veprojmë për ata. Kushdo që ka shkelur ligjin, ministri kryeministri ne di kërkojmë ndjekje penale. Ata ta ndjekin , unë jam i hapur,. I kam të gjitha letrat, ka 8 vjet që bëhet kjo rimë. Kjo nuk është për të kërcënuar.

Artur Zheji: Rama tha se ministrat e PS nuk do jenë deputet?

Shkëlqim Cani: Vuajtjen më të madhe vendi e ka nga korrupsioni.

Ridvan Bode: Ndaj nuk e votuat heqjen e imunitetit.... Ne e kemi kërkuar dhe në opozitë.

Shkëlqim Cani: Unë jam pa imunitet, cfarë keni bërë.

Sokol Olldashi: Së pari nuk jam prokuror. Unë jam politikan.

Shkëlqim Cani: Keni 8 vjet rrjesht.

Sokol Olldashi: Kam detyrim për të bërë kallëzim bazuar në fakte. Prokuroria ka tagër të bëjë hetimet veta të nisë hetimin ose jo, ashtu si dhe Kuvendi. Prokuroria ka të drejtën ligjore të nisë hetimet me kallëzim publik ose jo. Unë kam bërë denoncim publik dhe nuk ka pasur hetimet është zgjedhje e Prokurorisë. Kam bërë denoncim për zotin Beqja dhe i është hequr mandatin. Historia e heqjes e imuniteti është qesharake, se ne e kemi kërkuar si në pozitë dhe opozitë dhe prap ne e hoqëm. Denoncimet publike mbetet në memorien e njerëzve. Zoti Canit i rezervuan pritjen që i rezervuan socialistët e Bulqizës.

Iliq Beqja: Je kokë e këmbë qesharak. 

Sokol Olldashi: Qesharak je ti Beqja. Ti je shkelës ligji dhe gjykatat të ka hequr mandatin. Dhe ke paftyrësinë të vish dhe të debatosh me mua për ligjin. Ke ikur me ‘bisht në shalë’ për shkelje të ligjit. Jam krenar që dhashë kontributin tim për të larguar një person që shkeli ligjin. 

Ridvan Bode: Unë mendoj se një debat televiziv si ky nuk mund të jetë arenë që të merren me akuza personale. Mos kujtoni se me termin ‘rilindje’ mund të fshihni riciklimin e thellë. Të gjitha akuzat që bëni janë të paqëna. Cdo njeri publik e kupton veten ne raport me ligjin dhe ato që nuk respektojnë ligjin kanë probleme me veten dhe raport me ligjin. Cështja e parë, opozita është dyshuese për shifrat dhe të dhënat. Së pari mendoj se dyshimi apo mosbesimi nuk është argument, por indicie që ai që kërkon të formulojë argument të gjeje se të dhënat nuk përputhen me realitetin.

Ilir Beqja: Mos na bëj teori.

Ridvan Bode: Pse ndodh kjo, se në betejën e shifrave opozita është e humbur.. Zhurma që bën këtu zoti Beqja nuk është argument. Ne prodhojmë shifra sipas një ligji të miratuar në Parlament, që është ligji për INSTAT, që ka metodikë që bëhet në cdo vend demokratik. Është ligj i propozuar në EUROSTAT. Duke i ngritur mbi këtë dyshim të opozitës. Nga ana e qeverisë është nënshkruar një marrëveshje që kanë asistent EUROSTAT dhe FMN. Në fund të 3 mujorit vijnë dhe kontrollojnë shifrat. Të dy këto institucionet certifikojnë ato që publikohen nga INSTAT. 

Artur Zheji: Berisha ka deklaruar se ka bërë 10 mijë km rrugë. Lame bëri zbulimin që janë vetëm 150 km rrugë. 

Ilir Beqja: Premtimet në infrastrukturë, të paktën në mandatin e dytë, janë dështimi më i madh dhe më i bujshëm i qeverisë. Në 16 shtator në 2009 Berisha në Parlamet kur kërkonte votëbesimin, përmendi rrugët që do përfundonte. Duhet të pranojmë një gjë se me rritje të kredisë ne kemi pasur një kandalësim të ekonomisë. Për orekse elektorale kanë hapur kantiere pune pa pasur para. Prej vitesh sipërmarërsit ankhen se nuk kanë para. Ato renden të mernin kredi, por qeveria nuk ka paguar bankat,. Ekonomia shqiptare subvencionet nga shteti. Për fat të keq nuk i gjen këto rrugë.

(e.m/d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›