E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Rama: Rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit i papranueshëm

Tiranë, 29 korrik NOA Një ditë pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ka dalë në një konferencë për shtyp kreu i kësaj partie i cili ka bërë të ditur qëndrimin e socialistëve për zgjedhjet e 28 qershorit.

Duke filluar nga dita e djeshme ku Asambleja e Partisë Socialiste miratoi një qëndrim zyrtar të PS-së në raport me procesin zgjedhor qëndrim i cili do të përpunohet dhe do të marrë formë të prerë nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS për të përcaktuar transparencën në të cilën do të ecë opozita jonë me hapjen e sezonit të ri politik deklaroi Rama.

Ne kemi përgatitur një raport të Partisë Socialiste të cilin do tia vëmë në dispozicion të gjithë partnerëve ndërkombëtare por do ta bëjmë publik edhe për opinionin tonë.

Deformimi i procesit ka filluar qysh me presionin e jashtëzakonshëm të pushtetit para fushatës elektorale dhe gjatë fushatës elektorale, një presion i shfaqur në forma nga më të ndryshmet deri në eksesin kriminal të nxjerrjes nga burgjet e një numri të konsiderueshëm të dënuarish kundrejt të të gjitha kritereve për të dhënë leje. Individë që kanë kontribuar në fushatë pro qeverisë deklaroi më tej kryesocialisti Rama.

Ka pasur një mungesë deformuese gjatë procesit të numërimit.

Nga ana tjetër është i panumërt lumi i dëshmive të qytetarëve në të gjithë Shqipërinë përsa i përket trysnisë së ushtruar nga pushteti në të gjitha nivelet për të shprehur vullnetin e lirë.

Sot vazhdon të ketë pasojë të drejtë përdrejta për qytetarët e këtij vendi tha Rama.

Ndërkohë përsa i përket qëndrimit që do të mbajë Partia Socialiste për rezultatin e zgjedhjeve Rama theksoi se ky rezultat është i papranueshëm jo vetëm për socialistët por edhe për shqiptarët.

Padyshim zgjedhjet e 28 janë një mundësi e humbur për Shqipërinë për imazhin e asaj për aftësinë dhe pjekurinë e vendit tonë në përmbushjen e një detyrimi që përbënte një provim para familjes euroatlantike.

Ka vetëm një përgjegjës Sali Berisha dhe qeveria e tij që deformuar qëllimisht procesin zgjedhor nga ku doli një rezultat i deformuar ndaj ky rezultat është i papranueshëm për Partinë Socialiste.

Nga papranueshmëria e rezultatit, buron edhe legjitimiteti tërësisht i cunguar i çdo produkti institucional dhe politik që prodhon ky rezultat.

Ne jemi distancuar qysh dje hapur nga çdo rrugë për ti imponuar miratimin pa kushte që nuk shpreh vullnetin e lirë të shqiptarëve dhe i gjithë procesi politik do të jetë një proces i kushtëzuar prej nesh.

Ne do të bëjmë çmos për të bërë deri në fund transparencën e plotë të procesit zgjedhor .

Kutitë e mbyllura përfundimisht nga pikëpamja e përmbajtjes së tyre në raport me rezultatin juridik ne nuk i quajmë të mbyllura tha më tej kreu i socialiste.

k.k/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") robert  - pse   |29/07/2009 14:54:53 edi kam pasur pak respect per ty, qenke me te vertet qelbesire. pranoje humbjen
se nuk fiton gjithmone ne jete o njeri, sikur ta pranoje do te ishte fitore per
shqiperine,. kam kujtuar se je me me kulture por ti qenke me keq se sala. e
pritja nje gje te tille nga sala nqs do te humbiste po jo nga ti. ik qiu bashke
me salen, motren te gjitheve se une nuk votoj kurre ne jeten time. jeni te
gjithe te paskrupullt dhe te pabese. shikoni popullin si po vuan o o njerez pa
zemer, nuk di cfare te them por nese do te kisha fuqi do te ju vrisja te tereve,
te parin ty edi Komentoje 0 0 Eri  - Pergezime   |29/07/2009 09:51:16 E pakuptueshme dhe e papranueshme per menyren se si u numeruan votat. Zgjedhjet
kane deshtuar.

p.s Pergezime per punen tuaj NOA Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=1; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/5154-ps-rama-rezultati-i-zgjedhjeve-te-28-qershorit-i-papranueshem';var JOSC_autopublish='1';

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›