E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD për akuzat e Ramës për zgjedhjet: Përgjigjen më të mirë ja dhanë shqiptarët

Tiranë, 29 korrik NOA Partia Demokratike ka reaguar sot pas deklaratës së kreut të PS-së, Edi Rama i cili u shpreh në një konferencë për shtyp mesditën e sotme se

procesi zgjedhor pësoi deformime.

Edi Rama, në apologjinë e humbjes sërish akuzoi procesin zgjedhor, mohoi duke trilluar e mashtruar për të vërtetat mbi këtë proces, më i miri në historinë e vendit.

Ai deklaroi për mungesë transparence për procesin parazgjedhor.

Përgjigjen më të mirë ja dhanë qytetarët shqiptarë, 1.4 milionë e të cilëve morën letërnjoftimet elektronike, duke hedhur poshtë me përçmim thirrjet e tij për të mos i marrë ato deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli.

Në apologjinë e tij të humbjes, Edi Rama deklaroi se numërimi i votave nuk ishte transparent ndërkohë që pa përjashtim të gjithë komisionerët e tij në Berat Tiranë e Shkodër kanë firmosur çdo procesverbal e çdo tabelë rezultatesh pa asnjë vërejtje.

Ky numërim për herë të parë u bë me skanim dhe filmim të plotë të fletëve të votimit, pra me transparencën më të lartë në historinë e vendit, dhe Rama pasi pa një nga një numërimin e votave të të gjithë qarkut të Beratit, kuptoi se ai me ligësi e pabesi po akuzonte komisionerët e Partisë Socialiste se kishin numëruar me korrektesën më të madhe shtoi më tej Mëhilli.

Mëhilli shtoi se për sa i përket largimit dhe mos largimit të tij nga kreu i PS këto nuk janë problemet e Partisë Demokratike, ndërsa theksoi se krahasimi i pozitës së tij me atë të Kryeministrit fitimtar është shumë i pafat.

k.k/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›