E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Reforma zgjedhore deri ne fillim marsi, ndryshe terhiqemi

Partia Socialiste vendos fillimin e marsit si afatin e fundit kohor per perfundimin e reformes zgjedhore. Nderkohe qe per reformen ne drejtesi, kjo parti i ka percaktuar qartazi afatet kohore per implementimin e plan-veprimit afatshkurter te propozuar prej saj. Por, nese brenda ketyre ultimatumeve nuk ka asnje shenje pozitive nga ana e mazhorances per te realizuar keto detyrime, atehere selia roze do te terhiqet nga te gjitha angazhimet e ndermarra deri me tani, per te mos u bere pergjegjese ne rast se vendi nuk merr ftesen per anetaresimin ne NATO ne Samitin e Bukureshtit. Burime prane selise roze, duke bere me dije lidhur me nje linje te tille politike, qe pritet te ndermarre kampi roze, vene ne dukje faktin se me primare eshte reforma zgjedhore. Madje, socialistet shprehen skeptik per arritjen e nje marreveshje, sa i takon reformes zgjedhore, nisur dhe nga neglizhenca e treguar nga kampi i djathte per kete ceshtje. Por, nderkohe qe dhe brenda kampit te majte, ende nuk ka nje platforme konkrete per reformen zgjedhore. Sipas ketyre burimeve, PS-ja nuk do te toleroje per asnje arsye e aq me teper te bie dakord lidhur me pretendimin e aleateve per zgjedhje me lista te hapura. Nga ana tjeter, socialistet nuk do te pranojne nje tryeze me te gjitha partite parlamentare, per te diskutuar dhe me pas per te vendosur ne menyre perfundimtare piketat mbi reformen zgjedhore. Kjo parti do te insistoje per nje tryeze te perbere nga 4 parti parlamentare, konkretisht dy partite e medha PD-PS, dhe dy partite aleate, perkatesisht nga e djathta Partia Republikane dhe nga e majta Levizja Socialiste per Integrim.
O.Xhilaga

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›