E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Sali Berisha të qetësohet dhe ta harrojë fjalorin e dhunshëm të sekretarit të partisë

Tiranë, 24 nëntor NOA Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj ka dalë sot pasdite në një deklaratë për shtyp për të reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Berisha se darët e ligjit do ti shkulë aleancës punisto-mafioze një nga një dhëmbët dhe pastaj dhëmballët.

I bëjmë thirrje Sali Berishës të qetësohet dhe ta harrojë se me fjalorin e dhunshëm të sekretarit të dikurshëm të partisë së punës mund të trembë ndonjë opozitar të këtij vendi siç terrorizonte dikur njerëzit e pafajshëm duke i shërbyer me zell të madh diktaturës komuniste.

Sa për shkuljet e dhëmbëve të korrupsionit kemi frikë se po ta ketë seriozisht doktorit do ti duhet të shkulë veten megjithë familje e qeveri tha Imeraj.

k.k/NOA.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›