E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Shalsi Me 18 shkurt ti themi jo hajduterise dhe korrupsionit

Partia Socialiste ka ftuar edhe njehere te gjithe qytetaret qe me 18 shkurt ti thone jo hajduterise dhe korrupsionit. Gjate nje konference per shtyp deputeti i PS-se Eduard Shalsi ftoi qytetaret ne protesten e 18 shkurtiti per ti thene jo te gjithe aferave te bllokut qeveritar vjedhjeve manipulimeve grabitjes korrupsionit e vrasjes si vegla te nje pushteti qe nuk buron nga populli dhe ndaj nuk do te pergjigjet para tij



Sa me shume i afrohen fundit vazhdoi me tej Shalsi aq me te palogjikshme dhe te rrezikshme behen veprimet dhe politikat ketij pushteti.

Shalsi denoi sulmet e vazhdueshme te mazhorances ndaj institucioneve.

Sali Berisha i cili pasi vrau 4 protestues te pafajshem dhe plagosi dhjetera te tjere pasi keqtrajtoi dhe keqperdori Garden e Republikes dhe Policine e Shtetit ne menyre krejtesisht te paskrupullt filloi sulmin jo vetem kunder opozites por tashme edhe kunder Presidentit te Republikes Prokurores se pergjithshme kreut te SHISH -tha Shalsi.

Deputeti socialist denoncoi edhe nxitimin e qeverise per te privatizuar te gjitha objektet publike duke ngritur pyetjet se Perse pikerisht tani Ceshte ky nxitim



Ne 18 Shkurt do te vazhdojme rrugetimin tone si komb per te larguar hajduterine dhe korrupsionin si sistem qeverises dhe per te hapur nje kapitull te ri me nje zgjidhje te re demokratike si nje mundesie per nje te ardhme me te mire- perfundoi ai.

Kreu i PS-se Edi Rama sot ne takimin me gazetaret denoncoi vjedhjet permes privatizimit qe po i behen pasurive te popullit shqiptar.
Privatizimi behet ne rastet kur me kete rritet perfitimi publik. Nderkohe qe tani privatizimi eshte bere nga persona qe kane vjedhur votat per te vjedhur Shqiperine. Po flitet per 1280 pasuri te popullit te vjedhura. Beteja jone do te vazhdoje me 18 shkurt e me tutje me demonstrata pa u ndalur. Albpetroli dhe Posta Shqiptare jane vetem dy nga 1280 pasurite e popullit qe jane ndermarrje te rrenuara qellimisht.
Parlamenti eshte kthyer ne turpin e ketij kombi me deputete qe shajne si rrugace.
A e kuptoni tani qe degjoni per keto pasuri te popullit se pse ky regjim mbrohet me pushke nga populli i vet. Ja pse demonstratat do te vijojne paqesisht.

Rama theksoi se aksionet e qeverise jane pjese e ketij thesi korrupsioni. Pushteti duhet ta shfrytezonte privatizimin per te mbrojtur interesin publik nderkohe qe 1280 pasuri te popullit mbeten pa zot duke bere qe ne kete vend te shtohet papunesia dhe rriten cmimet.
Asetet publike ndermarrje te rrenuara qellimisht jane pjese e ketyre pasurive qe Saliu do ti nxjerre nga duart e publikut. Ato jane territore te tera toke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›