Kerkohet imuniteti i Metes e Priftit Prokuroria zbulon video tjeter

TIRANE- Deputeti Dritan Prifti ka qene sot ne Kryesine e Kuvendit te Shqiperise ku eshte njohur me dosjen e hetimeve mbi video-pergjimin e regjistruar nga ai vete. Dosja eshte derguar ne Kuvend nga Prokuroria ku kerkohet heqja e imunitetit per deputetet Ilir Meta dhe Dritan Prifti te perfshire ne video.
Nderkaq disa media ne vend kane zbuluar sot ekzistencen e nje filmimi te dyte qe eshte fshire nga Dritan Prifti por qe ka mbetur ne memorie. Ne kete video per te cilen Prokuroria ka kerkuar qartesimin e pozicionit te Priftit mesohet se flitet per perfitime te parregullta nderkohe qe eshte filmuar ndarja e nje shume parash prej 70 mije euro.
Me here u njoftua se Prokuroria e Pergjithshme ka kerkuar zyrtarisht heqjen e imunitetit per deputetet Ilir Meta dhe Dritan Prifti. Kerkesa eshte depozituar pasditen e djeshme ne Kuvendin e Shqiperise. Prokuroria e Pergjithshme e ndermer kete hap pas perfundimit te ekspertizes amerikane mbi video-pergjimin e realizuar nga Dritan Prifti te cilen e dorezoi me vullnetin e tij ne organin e akuzes.
Po sot kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta tha se do ti kerkoje kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli per te hequr imunitetin e tij si deputet pa procedura.
Me qellim qe te cmontohen akuzat televizive ndaj personit tim ne emer te opinionit publik i kerkoj zonjes Topalli vazhdim te deklarimit tim per dhenien e imunitetit ne menyre vullnetare qe ta autorizoje ate pa procedure parlamentare ne menyre qe prokuroria te mos kete asnje justifikim per detyrime ligjore
Meta tha se eshte i gatshem te hetohet nga prokuroria rreth video-pergjimit mes tij dhe Dritan Priftit e cila sipas tij do te cmontohet nga drejtesia
Kreu i LSI u shpreh se video eshte nje sulm politik ndaj tij i cili do te hidhet poshte nga drejtesia.
Ish- Zv.kryeministri Ilir Meta akuzoi edhe njehere kreun e opozites Edi Rama si autor te video-skandalit publikuar rreth nje muaj me pare ne Fiks Fare. Gjate nje konference per shtyp Meta i shoqeruar dhe nga avokati Petrit Serjani bene publike konkluzionet sipas tyre te bere nga eksperte ne lidhje me videon.
Avokati i Metes tha se nga ekspertiza eshte konkluduar
Ne sekuencat ku shfaqen dy persona kostatojme montime me ze dhe figure
Ka perseritje disa heret te bisedave.
Per shkak te nderhyrjeve ne video dhe manipulimeve nuk qartesohet konteksti i bisedes.
Midis transkriptit dhe permbajtjes vizive ka mosperputhje
Me tej Meta tha se ekspertiza detajet e se ciles do te behen publike ne vazhdim tregon qarte dhe konfirmon deklarimet e mia te bera vetem nje dite pas publikimit te videos se ishte nje montim i porositur nga Edi Rama
Ka mosperputhje midis degjimit dhe titrave duke patur fshirje te shumta te bisedes te cilat kane qene te qellimshme per te prodhuar nje efekt emocional ndaj teleshikuesit- tha Meta
Ai apeloi per pershpejtim te hetimeve nga ana e Prokurorise ndersa shtoi se eshte i hapur ndaj kesaj te fundit.
Nderkohe sot pas daljes nga ambientet e Prokurorise Dritan Prifti iu pergjigj pyetjeve te gazetareve ne lidhje me deshmite e tij ne kete institucion per ceshtjen e video-skandalit ku protagonist shfaqet ish-zv.kryeministri Meta. Prifti tha se kishte dhene deshmi ne lidhje me videon e skandalit dhe u shpreh i kenaqur per faktin se kishte konstatuar se hetimet per kete ceshtje jane marre seriozisht.
Gjithashtu Prifti nenvizoi faktin se nga ekspertiza kishte kuptuar se videoja kishte rezultuar e paster dhe pa montazh ndryshe nga sa eshte pretenduar nga vete Meta dhe anetare te tjere te mazhorances ne kohen e publikimit te saj. Nuk kishte dyshim nga prokuroret ne lidhje me vertetesine e videos tha Prifti.
Gjithashtu sipas tij edhe Meta ishte paraqitur para prokuroreve dhe ka dhene sqarime ne lidhje me videon por Prifti nuk beri te ditur me shume duke perfunduar se sekretet e hetimit nuk duhet te preken.