E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Shqiperia kontrabande armesh

Ministria shqiptare e Mbrojtjes, krahas shitjes së armatimeve të tepërta të trashëguara nga koha komunizmit, është përfshirë edhe në tregtimin e materiale ushtarake të ish-Jugosllavisë.

Bëhet fjalë për dy kontrata që kapin vlerën e mbi 1 milion dollarë. Ky ishte denoncimi i radhës i deputetit socialist Erjon Braçe. 

Duke iu referuar dokumentave zyrtare, të cilat nuk mbajnë mbishkrimin 'sekret', siç insiston Ministria e Mbrojtjes, deputeti socialist tha se përsëri tregtari serb i armëve Zoran Damjanoviç, i preferuari ministrit Imami, është protagonist në këtë aferë të dyshimtë, ku Shqipëria nuk ka përse të përfshihet në të tilla transaksione shitblerje mallrash ushtarake me vendet e ish-Jugosllavisë.

“Ministria e Mbrojtjes, deri sot, eshte mbrojtur duke thene haptazi dhe qarte se:Po pastron Shqiperine nga plehrat e komunizmit; duke ju referuar armeve, municioneve, eksploziveve, mjeteve e pajisjeve ushtarake vendase, pra administruar nga vete Ushtria Shqiptare.Sot dua t’ju tregoj se marrëdhënia mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë shtetërore serbe është më e madhe se sa kaq. Pra është përtej shitjes së 'plehrave të komunizmit në depot e Ushtrisë Shqiptare'. Ju tregojme nje dosje te plote qe dokumenton transaksionin me te madh tregtar te mallrave ushtarake, prej Ministrise se Mbrojtjes", tha Braçe.

Deputeti Braçe dha detajet e llojit të armatimit jugosllav.

“Behet fjale per mallra te Ushtrise Jugosllave te administruara nga Ushtria Malazeze e te vena ne dispozicion te kompanise 'Montenegro Defence Industry', dega e Jugoimportit serb. 10. 000 raketa dore antitank 64 milimetra RBR M-80 ‘Zolja’ . E gjithe çeshtja ka paqartesi te renda.Ka dy kontrata tregtare", u shpreh Braçe.

E gjitha kjo çështje është e mbuluar me mister pasi pala shqiptare pohon se transaksioni këtyre mallrave nuk është kryer, pra nuk kane hyre ne Shqiperi, ndërsa dokumentat e palës malazeze - tha Braçe, - dëshmojnë të kundërtën, qe mallrat jane shitur dhe kane hyre ne vend.

"Njera e lidhur me kompanine 'Zahen Limited'. Tjetra e lidhur me kompanine 'Moon Storm Enterprises'. 'AKSHE' deklaron se i gjithe transaksioni nuk eshte realizuar. Por nje tjeter autoritet malazez e deklaron si eksport te kryer ne drejtim te Shqiperise. Pikerisht per te gjitha keto paqartesi kerkohet pergjigje dhe hetim ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe vetë Arben Imamit. Duhet të  përgjigjet dhe të sqaroje publikisht: Perse Shqiperia perzihet dhe ndyhet ne tregtine e armatimeve qe nuk i disponon? “ tha Braçe.

MM: Braçe publikoi dokumente sekrete, do ta padisim në Prokurori

Pas deklarates se radhes se deputetit socialist Erjon Braçe, erdhi edhe reagimi i Ministrise se Mbrojtjes.

"Ministria e Mbrojtjes, çdo veprim, çdo shitje armatimi e municioni, e ka bërë në përputhje të plotë me ligjin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Në këtë proces janë të përfshira institucione të ndryshme vendase dhe të huaja që menaxhojnë dhe kontrollojnë në mënyre të vazhdueshme dhe rast pas rasti të gjithë veprimtarinë në fushën e eksportit të armatimit dhe pajisjeve ushtarake. Publikimi e nxjerrja e dokumenteve të klasifikuar përbëjnë vepër kriminale. Për këtë do t’i drejtohemi organeve të drejtësisë. Padyshim që në këtë vend do të ruhet standardi i informacionit të klasifikuar në respekt të ligjeve në fuqi.Shpifjet dhe trillimet për veprimtarinë tregtare të Ministrisë së Mbrojtjes nga pengmarrësit e integrimit dhe të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kanë si qëllim nxirjen e Forcave të Armatosura dhe imazhit të tyre, të cilat kanë kaluar me sukses reformat më të thella në këto dekada. Ministria e Mbrojtjes do të vijojë të mbetet e përkushtuar në misionin dhe detyrat e saja kushtetuese, në garantimin e sigurisë kombëtare dhe interesave madhore të Republikës së Shqipërisë", thuhet në reagim. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›