E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i kerkuari Tusha

Gjergj Tusha, një person i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe italiane, u arrestua në Tiranë në një operacion të njësive operacionale, në mesditë pranë zonës së ish-Bllokut.

I prangosuri është shtetasi Gjok Tusha me emrin e ndryshuar në Gjergj Tusha nga Lezha, me banim në kryeqytet. Burimet e policisë deklaruan se Tusha është personi i kërkuar në Shqipëri për një ngjarje të ndodhur dy vjet më parë në Durrës, për plagosje të trefishtë, mes të cilëve ka mbetur i dëmtuar rëndë edhe shtetasi azerbajxhanas Turall Maturov, si dhe Leonard Laska dhe Abdulla Osmani.

Nuk jepen zyrtarisht arsyet e kesaj ngjarjeje, pavaresisht se ka patur dyshime te forta per nje konflikt per nje sasi te konsiderueshme parash. Nderkohe gjate operacionit u shoqerua edhe shoferi i te kerkuarit, i cili me pas i la i lire.

Gjergj Tusha deklaroi nje burim i policise, eshte ne kerkim dhe nga drejtesia italiane per çeshtje droge, ndersa pritet te prangoset edhe nje oficer policie në Lezhë, ky i fundit do te perballet me akuzen e falsifikimit te dokumentave. Konkretisht oficeri ka dyshime te forta te kete falsifikuar dokumentat, duke ndryshuar rrethanat e vendqendrimit te Tushes, ne lidhje me kohen kur ai kerkohej nga italianet per çeshtje droge, oficeri e ka ndihmuar te kerkuarin te formoje dokumentacion sikur ai ndodhej ne Shqiperi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›