E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Te afermit e Berishes pasanike

Partia Socialiste vazhdoi me sulmet ndaj familjes së kryeministrit Sali Berisha, por kësaj radhe duke zgjeruar më tej rrethin familjar.

Deputeti Taulant Balla, pasi ritheksoi se Argita Berisha është mësuesja më e paguar në botë, deklaroi se ka edhe anëtarë të tjerë të familjes Berisha që janë miliarderë.

“Sot, do u tregojmë shqiptarëve të ardhurat e të afërmve të tjerë të kryeministrit. Daja i fëmijëve të Saliut zotëron pasuri përrallore, ndërsa mbesa e Liri Berishës, Elvana Hana, ka vënë mënjanë pasuri disa miliardëshe”, u shpreh Balla, i cili kërkoi edhe një herë tjetër përgjigje për këto pasuri.

“Cdo anëtar i familjes së Saliut është miliarder. Si ka mundësi që shqiptarët e thjeshtë janë në krizë, ndërsa familja Berisha ka vënë shuma marramendëse mënjanë? Saliu t’i japë përgjigje shqiptarëve se cilat janë bizneset që kanë kërkuar konsulencën e Argitës dhe ndërmjetësinë e Shkëlzenit.”

Në fund, deputeti socialist përsëriti se Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen: “Berisha duhet të marrë përsipër përgjegjësinë ligjore dhe të dorëhiqet për t’i hapur rrugën hetimit tyë plotë.”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›