PS: Të garantohet siguria e jetës së mjekëve

Partia Socialiste e Shqipërisë ka dënuar vrasjen e mjekut në spitalin e Durrësit dhe ka kërkuar masa për garantimin e sigurisë së jetës së mjekëve.
Zëdhënësja Armela Imeraj në emër të PS-së ka "dënuar me ashpërsi vrasjen kriminale të ndodhur sot në spitalin e Durrësit".
Sipas PS-së, ngjarja e sotme tregon pasigurinë e jetës së mjekëve.
"Ngjarja e sotme është dhe një tjetër dëshmi e hidhur mbi pasigurinë e jetës me të cilën përballen mjekët gjatë kryerjes së detyrës së tyre", vijoi Imeraj.
Partia Socialiste i ka kërkuar Ministrisë se Brendshme dhe asaj të Shëndetësisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e jetës së mjekëve.