Reagon Berisha: Ministria e Brendshme të mbrojë jetën e mjekëve
Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e mjekut në spitalin e Durrësit duke dënuar me ashpërsi ekzekutimin e tij. "Dënoj aktin e vrasjes së mjekut radiolog. Dënoj me ashpërsi krimin e shëmtuar", tha Berisha. Kreu i qeverisë, ka kërkuar marrjen e masave për sigurinë e jetës së mjekëve. "I bëj apel ministrit të Brendshme të garantojë jetën e punonjësve të shëndetësisë", tha kreu i qeverisë.