E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Të hapen kutitë, të hetohen zgjedhjet

Kërkesa e PS-së për hetimin e zgjedhjeve nga një komision parlamentar është edhe kusht i ndërkombëtarëve. Kështu ka deklaruar, deputeti i PS-së, Namik Dokle i cili ka theksuar se hapja e kutive është e vetmja mënyrë për daljen e Shqipërisë nga kriza politike. " Kërkesa e Partisë Socialiste për të hetuar zgjedhjet, përmes një komisioni hetimor parlamentar, që ka për objekt hapjen e kutive është bërë tashmë sugjerim i qartë edhe i faktorit ndërkombëtar sugjeron, për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza politike; për tu hapur rrugë reformave integruese nëpërmjet dialogut serioz mes institucioneve të vendit dhe me ato ndërkombëtare", u shpreh Dokle.
Sipas tij, krerët e qeverisë dhe të Partisë Demokratike çdo ditë kanë lëshuar dhe vazhdojnë të lëshojnë frazën absurde se pranojnë çdo lloj hetimi të zgjedhjeve, por jo hapjen e kutive.
Deputeti i PS-së nënvizoi se ndërkombëtarët bashkojë zërin e tyre me opozitën dhe kërkojnë hetimin e zgjedhjeve,menjëherë pa vonesa, vetëm me hapjen e kutive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›