E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënohet katër vjetori i vdekjes së Rugovës

Me një sërë aktivitetesh, sot do të shënohet 4-vjetori i vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Udhëheqës institucionesh dhe drejtues partish politike do ta shënojnë këtë ditë me homazhe dhe një akademi përkujtimore, e cila do të mbahet nën patronazhin e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Në lagjen Velania ku prehet ish-presidenti i Kosovës, që nga orët e mëngjesit kanë filluar nderimet dhe homazhet para varrit të tij .
Katër vjet më parë, më 21 janar të vitit 2006, presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, ndërroi jetë, pas një beteje me kancerin në mushkëri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›