E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Te shpallet rezultati zyrtar. Kemi provat e fitores se Rames

Opozita Majko Fjalen e ka ligji dhe dokumentet e firmosura nga te dyja palet

Partia Socialiste i beri paraditen e djeshme thirrje zyrtare Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe te mos vononte per te nxjerre rezultatin zyrtar per zgjedhjet ne Bashkine e Tiranes. Pas mbledhjes se pare te KQZ-se nje dite pas numerimit te cdo vote per kryetar bashkie ishte deputeti i Partise Socialiste Pandeli Majko kerkoi te procedohej me shpejtesi pasi vete PS-ja e kishte procesverbalin e plote te Komisioneve Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve te cilat nxirrnin fitues me 10 vota para kandidatin e opozites Edi Rama. I bej thirrje KQZ-se qe sa me shpejt te deklaroje rezultatin e zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes. Deshiroj qe ti drejtohem publikut shqiptar qe te kete qetesine per te ndjekur procesin qe shpresoj te jete sa me i shkurter. PS-ja zoteron nje dokumentacion te plote te firmosur nga socialiste dhe demokrate dhe dokumentet flasin qarte Edi Rama eshte fitues i zgjedhjeve - deklaroi Majko i cili theksoi se nuk ishte e udhes qe KQZ-ja te bente lojera te kota me kete proces. Ish-Kryeministri Majko ka treguar te gjitha provat shkresore te procesit te Tiranes Ftoj qetesisht te gjithe miqte vellezerit dhe motrat pavaresisht si kane votuar te arrijne te kuptojne se PS-ja sot zoteron nje dokumentacion te plote te firmosur jo vetem nga socialistet por edhe nga demokratet ne respekt te ligjit. Keto dokumente flasin qarte une ketu kam ne doren e  majte te gjitha statistikat qe flasin qartazi te gjitha tabelat permbledhese te cilat shpresojme se KQZ-ja ne respekt te ligjit do te marre nje vendim sa me te shpejte. Koha nuk pret besoj se si te majtet ashtu dhe te djathtet jemi te lodhur per disa arsye te cilat nuk jane te reja por mendoj se ka ardhur koha ti jepet fund lodrave te fjaleve. Tanime fjalen e ka ligji dhe dokumentet jane te firmosura si nga komisioneret dhe numeruesit e se majtes ashtu edhe nga ata te se djathtes. Qe do te thote se PD-ja perfundimisht se bashku me kryetarin e saj aktual se bashku me kandidatin per Bashkine e Tiranes duhet te respektojne firmat e numeruesve dhe komisionereve te tyre. Me radikal ne qendrimin e tij u shfaq dje aleati i Partise Socialiste avokat Spartak Ngjela. Ne nje prononcim per mediat Ngjela theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe kryetari i saj duhet te kuptojne qe shqiptareve po ju humbet durimi dhe per kete arsye duhet te marre ne dore situaten. Kryetari i KQZ-se duhet te kuptoj se po humbet durimi i shqiptareve per kete proces. Vonesat jane te kota dhe nuk ndihmojne asgje por vetem rrisin problemet. KQZ-ja duhet te marre pergjegjesite e saj per dorezimin e dokumentacionit te KZAZ-ve prane saj - deklaroi Ngjela duke shtuar se ky problem duhet te merrte menjehere fund. Nga ana tjeter pritet qe ne ditet ne vazhdim qendrimi i socialisteve te intensifikohet ne lidhje me kete ceshtje ne kuader te vonesave qe mund te sjelle KQZ-ja per nxjerrjen e rezultatit perfundimtar per kryetarin e ardhshem te Bashkise se Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›