Basha Te numerohen votat qe ndodhen ne kutite e tjera
Kandidati i mazhorances per Tiranen Lulzim Basha kerkoi dje qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te numeronte votat qe ndonese i perkisnin kandidatit per Bashkine e Tiranes ishin hedhur gabimisht ne kutite e tjera te votimit. Sipas Bashes ndonese te gjithe prisnin qe rezultati te dilte sa me shpejt nuk mundet te liheshin menjane procedurat ligjore te cilat duhet te lexonin vullnetin e qytetareve. Ndonese ka nevoje per nje rezultat nuk mund te lihet pa zbatuar ligji dhe procedurat. Duhet qe KQZ-ja te shqyrtoje cdo vote shqiptare. Duhet te numerohen edhe votat qe kane hedhur ne kutite e tjera dhe me pas te behet nje rezultat total - deklaroi Basha ne daljen e tij perpara mediave. Me heret dje Kryeministri Sali Berisha nga selia e Partise Demokratike deklaroi paraditen e djeshme se koalicioni qe qeveris vendin ka dale fitues i zgjedhjeve lokale te 8 majit duke arritur te marre ne rang vendi 72 mije vota me shume se koalicioni opozitar Aleanca per te Ardhmen. Ndonese kreu i qeverise theksoi se zgjedhjet e 8 majit ishin lokale dhe te nje karakteri administrativ ai la te kuptohej se qytetaret e vendit politikisht zgjodhen te drejtohen nga mazhoranca duke hedhur poshte ftesen per referendum qe ju erdhi nga lideri i opozites Edi Rama. Shpreh mirenjohjen e thelle per qytetaret e ketij vendi te cilet ne nje mazhorance plebishitare krahasuar me aleancen tjeter i dhane deri me sot rreth 72 mije vota me shume Koalicionit per Qytetarin. Duke iu pergjigjur atij qe me ofroi referendumin i dhane koalicionit tone fiks 8 deputete me shume. Ky eshte triumf i vertete i platformes se bazuar tek vlerat e qytetarit. Qytetari i pari ngadhenjeu fuqishem mbi Fajin e ka Saliu - deklaroi Berisha nga selia e PD-se duke u shprehur i kenaqur per kete rezultat qe aleanca qe ai drejtonte kishte marre ne rang vendi. Nga ana tjeter duke u rikthyer tek pika me e forte e ketyre zgjedhjeve Tirana kreu i qeverise theksoi se rezultati qe mori kandidati i mazhorances Lulzim Basha nga zgjedhjet ne kryeqytet ishte me i miri qe ishte marre ndonjehere ne 12 vite. Jam ketu per tu shprehur nje mirenjohje te thelle qytetareve te Tiranes te cilet shprehen ndaj kesaj mazhorance besimin me te madh se 12 vitet e fundit te marra se bashku - konfirmoi Berisha ne lidhje me garen ne kryeqytet. Nga ana tjeter kryetari i PD-se deklaroi se demokratet kishin te dhena te sakta se Lulzim Basha ka arritur te grumbulloje disa dhjetera vota me shume se kandidati i opozites Edi Rama. Ne kete kuader Berisha theksoi se ishte e udhes qe te shikoheshin me kujdes te gjitha dokumentet e ketij procesi dhe me pas te jepej nje verdikt per fitoren nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Disponojme te dhena te pakundershtueshme se jane disa dhjetera vota me shume se 10-a e Edi Rames vota te hedhura nga qytetaret per zotin Basha. Ne nuk do te kemi asnje pretendim pa dokumente ligjore te qarta. Ne kemi dokumente per kete por jam i bindur qe edhe pala tjeter mund te kete te vetat. Nese dje thashe qe kemi kaq sot them qe kemi shume me teper sec kishim dje. Natyrisht nuk jam une gjykatesi i tyre gjykatesi i tyre jane institucionet e vendit dhe KQZ-ja - theksoi Berisha por shtoi gjithashtu se do te pranohet cdo rezultat i dhene per Tiranen nga keto institucione. Nga ana tjeter Berisha shprehu keqardhje per nje pjese te bastioneve te djathta te cilat ne keto zgjedhje kaluan majtas. Por sipas tij demokratet do te punonin shume ne menyre qe ne zgjedhjet e parlamentare te vitit 2013 te arrinin qe shifren 72 mije te votave avantazh ta kthenin ne 100 mije.