E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Thellohet skandali Prifti, publikohen të tjera dokumente

Tiranë, 21 korrik, NOA Akuzat e selisë rozë ndaj pasurisë së ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti janë përforcuar edhe më tej sot, kur deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, ka publikuar dokumente të reja që i shtohen akuzave për përvetësim pasurie të ministrit në mënyrë të paligjshme.

Duke iu referuar kundërpërgjigjes së ministrit Prifti, se ai nuk ka konflikte interesi deputetja Felaj, deklaroi se Dritan Prifti merr detyrën e tij si Ministër i Ekonomisë në 17 shtator 2009 dhe vetëm një javë më pas, në 23 shtator 2009, ai emëron kushëririn e ministrit Vasili, biznesmenin Rasim Hamzaraj, anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të OST. Nuk duhet harruar se OST është një monopol i qeverisë, i drejtuar nga Dritan Prifti, si Ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës. Vetëm tri muaj më vonë, më 31 dhjetor Dritan Prifti i shet kushëririt të Petrit Vasilit, Rasim Hamzaraj, aktualisht anëtar i këshillit mbikëqyrës të OST, aksionet në vlerën 2.5 miliard lekë.

Sipas deputetes së PS-së, kjo shitje është shkelje e hapur e ligjit për konfliktin e interesit dhe afera korruptive e ministrit sipas saj, nuk mbaron me kaq.

Deputetja Ermonela Felaj, tha se ministri Prifti që mbrohet nga kryeministri Berisha dhe zëvendëskryeministri Meta, ende nuk tregon dot si i bëri 1.8 milionë euro.

Jemi të sigurtë që s'na thotë dot gjë edhe për këtë anëtar bordi të kompanisë shtetërore të transmetimit të energjisë, të cilin e ka pagator, ortak në biznes, bashkëpunëtor në ministri si edhe ndërlidhës partie mes tenderave të shëndetësisë e aferave të energjisë, theksoi ndërkaq Felaj.

Duke iu referuar këtij përfitimi të paligjshëm në shuma të mëdha, dhe heshtjes së kryeministrit dhe ministrit Meta, por edhe të prokurores së përgjithshme hesht, deputetja socialiste, tha se shifrat tronditëse tregojnë dhe korrupsioni janë arsyet që e ulen LSI-në në prehrin e Berishës dhe që çuan Priftin në Ministrinë e Ekonomisë.

Deputetja e PS-së, tha se Sot opozita ka megjithatë pyetje të reja për Dritan Priftin: Çdo njeriu që të dha 1.8 milionë euro në bordin e OST-së? Për cfarë arsyesh ky njeri është në këtë bord? Ç'lidhje tjetër në dëm të shtetit e në cënim të ligjit ke ti zoti Prifti me këtë individ? Ne e dimë që Prifti s'ka përgjigje as për 1.8 milionë eurot, as për tatimin e papaguar të fitimit, as për kushëririn e Petrit Vasilit, që tenderat i merr tek shëndetësia dhe lekët i shton tek ekonomia, sepse të dyja i ka partia, LSI-ja.

Dhe përgjigjen për pyetjet e jep vetë PS, duke sqaruar publikun se Më 28 qershor Sali Berisha vodhi votat për të grabitur më tej Shqipërinë, kurse Ilir Meta trafikoi votat për të grabitur bashkë me Saliun. Prifti thjesht bën detyrën.

mit/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›